Ka ndërruar jetë aktori  britanik Bob Hoskins, një nga emrat më të njohur të kinematografisë britanike, i cili është bërë i dashur  për publikun me role të shumta duke përmendur këtu  filmat si “The Long Friday” dhe “Who Framed Roger Rabbit”, Mona Lisa etj.

Bob Hoskins

Aktori u shua në moshën 71-vjeçare pasi vuante prej kohësh nga pneumonia. Hoskins është nderuar me çmimin Bafta si dhe është nominuar për çmimin Oskar në vitin 1987 për prodhimin kinematografik “Mona Lisa”. Roli i tij i fundit ishte në vitin 2012 në filmin “Borëbardha dhe Gjahtari”.  

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)