Gazetari dhe analisti i njohur Andrea Stefani është ndarë sot nga jeta në moshën 58-vjeçare, në një spital në Romë, pasi prej një kohe të gjatë vuante nga një sëmundje e rëndë.
Andrea Stefani, me një karrierë të pasur në media prej më shumë se 20 vitesh ka qenë gazetar, drejtues dhe analist në shumë gazeta dhe televizione. Stefani njihej edhe si aktivist i Shoqërisë Civile veçanërisht në përpjekjet qytetare kundër korrupsionit dhe dominimit autoritarist të shtetit.
Ai ka lënë pas bashkëshorten, Enkeledën, vajzën Stefani dhe djalin Danielin.
Stafi i redaksisë Shqiptarja.com i shpreh ngushëllimet familjes Stefani për ndarjen e parakohshme nga jeta të të dashurit të tyre.
Kush ishte Andrea Stefani?Andrea Stefani punoi prej 20 vitesh në media si gazetar dhe opinionist në organe të ndryshme të shtypit dhe medias vizive shqiptare. Njihej për qëndrimet dhe pikëpamjet jo konformiste me pushtetet e radhës në Shqipëri.
Dimensionit të tij si gazetar i bashkangjitet edhe aktivizmi i theksuar veçanërisht në përpjekjet qytetare kundër korrupsionit dhe dominimit autoritarist të shtetit.
Andrea Stefani ka qenë gazetar për disa vite i "Gazetës Shqiptare" si dhe ka qenë njeriu i parë që ka zbuluar kontrabandën e naftës të Shqipërisë me ish-Jugosllavinë në vitin 1995-së. Në atë kohë, Shqipëria importonte naftë me tonelata ndërsa nevojat e konsumimit të brendshëm ishin disa herë më pak. Dhe ajo mbi të cilën Stefani hodhi dritë ishte se qeveria e asaj kohe kishte thyer embargon e perëndimit, duke furnizuar makinerinë ushtarake jugosllave.
Stefani ka qenë kryeredaktor e themelues i gazetës “Shekulli” dhe për shumë vjet drejtues i programit investigativ antikorrupsion “Hapur”.
Për më shumë se 10 vjet është mjaft i pranishëm në debatet e përjavshme televizive.
Andrea Stefani është autor i librit publicistik “Albanistan”.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
48.4%
-
Trump
48.6%
-
S'kam mendim
3.1%
Vota total: 7631
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Emrat e 4 shqiptarëve...' Agjencia italiane private e investigimit 'Eualize' kishte akses dhe në databazën e policisë shqiptare! 'Corriere' zbardh përgjimet! Ish polici shqiptar ndërmjetës
5 Nëntor, 11:11
-
Transportuan 2.1 mln euro mall kontrabandë nga Franca në Shqipëri, SPAK kërkon 86 vite burg për 9 persona
5 Nëntor, 10:53
-
Serie A/ Lazio parakalon Juven dhe sheh ëndrra Championsi, Ismajli më i miri për Empolin! Balotellit i duhen gjashtë minuta për kartonin
5 Nëntor, 10:49
-
I dënuar me burgim të përjetshëm për 'masakrën e Lushnjes', nis seanca në Apelin e Posaçëm për Laert Haxhiun
5 Nëntor, 10:40
-
Sondazhet për zgjedhjet në SHBA, ja cilin nxjerrin fitues mes Harris dhe Trump
5 Nëntor, 10:26
-
Kosovarët e duan Harris e serbët Trump
5 Nëntor, 10:19
-
Tiranë/ Ishte në kërkim, 21 vjeçari arrestohet afër stadiumit 'Dinamo'
5 Nëntor, 10:10
-
VIDEO/ Tragjedi në Peru, rrufeja godet futbollistët gjatë ndeshjes! Një i vdekur dhe katër të lënduar
5 Nëntor, 10:09
-
Atentati në Shkodër/ Dëshmia e Mustafa Licit: Djalin e kisha besimtar, falej 5 herë në ditë. Me Arlind Bushatin ishin shokë të ngushtë, i vranë kot
5 Nëntor, 10:01
-
Tiranë/ E kishte marr me qira, i vendoset eksploziv godinës së personazhit të TikTok Kozak Braçi
5 Nëntor, 09:55
-
'Vorio Epiri është një term i vdekur' Qeveria greke: Mundet për Ramën të mos ekzistojë, por minoriteti është atje! Rruga e Shqipërisë në BE kalon nga Athina
5 Nëntor, 09:50
-
Kombëtarja/ Sylvinho humbet Marash Kumbullën për ndeshjet e nëntorit
5 Nëntor, 09:49