Shuhet B.B King, Mbreti i Blues
Rama: Nuk ka kush i'a zë vendin

Shuhet B.B King, Mbreti i Blues<br />Rama: Nuk ka kush i'a zë vendin
Zi në botën e muzikës amerikane! Kitaristi B.B. King, i njohur ndryshe si “Mbreti i Blues”, ndërroi jetë në Las Vegas, (SHBA) në moshën 89 vjeçare.

Lajmi është dhënë nga avokati personal, i cili tha se muzikanti vdiq në gjumë në shtëpinë e tij në Las Vegas mbrëmjen e 14 majit. Vitet e fundit, BB King, i konsideruar si mbreti i Blues-it, vuante nga diabeti.

“Mbreti vdiq dhe s'ka rroftë Mbreti sepse Super BB Kingut s'ka kush i'a zë vendin!”, shkruan edhe Kryeministri Rama në rrjetin social “Facebook”.

Me miliona disqe të shitura në të gjithë botën, virtuosi BB King ka qenë mësues i shumë prej emrave të njohur të muzikës, mes të cilëve Eric Clapton. Ylli i muzikës pati thënë në biografinë e tij se “gjithçka donte të arrinte, ishtelidhja e tingujve të kitarës së tij me emocionetnjerëzore”.
 
I lindur në Mississippi në vitet ’40, artisti ishte shpërblyer me yllin e tij në bulevardin e Rock-ut në Hollyëood, ndërsa në vitin 2009 BB King mori një çmim “Grammy” për albumin më të mirë blues.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon