Shuhet britaniku, Michael Bond
shkrimtari krijues i ariut Paddington

Shuhet britaniku, Michael Bond<br />shkrimtari krijues i ariut Paddington
LONDËR- Është ndarë nga jeta shkrimtari i njohur britanik, Michael Bond, krijuesi i ariut të famshëm Paddington.

Michael Bond, vdiq të mërkurën në moshën 91-vjeçare, pas një sëmundjeje të shkurtër, ka njoftuar  shtëpia e tij botuese, “HarperCollins”.
 
“Me trishtim të madh njoftojmë se Michael Bond, krijuesi i një prej personazheve të preferuara të fëmijëve britanikë, Paddington, vdiq sot në shtëpinë e tij, në moshën 91-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë”, shkruhej në komunikatën e shtëpisë botuese.

Bond i lindur në vitin 1926 dhe ka shkruar rreth 11 libra për aventurat e ariut Paddington, libra të cilët janë përkthyer në më shumë se 30 gjuhë dhe kanë kapur tirazhin e mbi 30 mln kopjeve të shitura në gjithë botën.

Shkrimtari Bond ka punuar si kameraman në median britanike BBC, e cila në vitet 70 realizoi një serial të animuar me personazhin Paddington që pati një sukses të madh, para se aventurat e ariut të vogël me pallto blu dhe kapele të kuqe të pushtonin në kinematë në vitin 2014.

paddington

bond

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel