Shuhet diva Whitney Houston
Probleme me drogën e alkoolin

Shuhet diva Whitney Houston<br />Probleme me drogën e alkoolin
LOS ANGELES – Shuhet në moshën 48 vjeçare diva e muzikës botërore Whitney Houston. Lajmi u bë i ditur zyrtarisht nga zëdhënësja e saj, Kristen Foster. Ajo konfirmoi se Ëhitney Houston ka vdekur në moshën 48 vjeçe kurse tha se aktualisht motivet e vdekjes janë të panjohura dhe të paqarta. Mediat amerikane thonë se Houston ndërroi jetë në Beverly Hills Hotel. Një burim që nuk donte të identifikohej tha se në hotel u thirr ambulanca dhe një mjek urgjence por nuk dha hollësi të tjera. Po, sipas mediave amerikane, trupi i pajetë i këngëtares u gjet nga truproja e saj.
Këngëtarja ishte e ftuar këtë fundjavë në spektaklin e Clive Davis që i paraprin cmimeve Grammy.

REAGIMET
Reagime të shumta kanë ardhur nga fansat e këngëtares së famshme, sidomos në Tëitter.Mes atyre që kanë reaguar, edhe kolegë të saj.
Mariah Carey shkruan: “Jam me zemër të thyer dhe në lot sepse mora vesh vdekjen tronditëse të mikes sime të pashoqe, Whitney Houston. Ajo kurrë nuk do të harrohet, si një prej zërave më të mëdha të dala ndonjëherë në ktë botë. Ngushëllimet e mia të përzemërta për familjen Ëhitney dhe miliona fansa të saj në të gjithë botën”.
Lenny Kravitz: “Uroj që ajo të prehet në paqe. Kurrë nuk do të ketë më një si ajo”.
Presidenti i Facebook, Mark Zuckerberg gjithashtu ka reaguar: Ngushëllime të sinqerta. Falemnderit Whitney Houston për muzikën e pazëvendësueshme që i solli kësaj bote”.


KARRIERA
Këngëtarja që njihet si legjendë e muzikës, ka fituar shumë çmime prestigjioze ndërkombëtare si gjashtë Grammy Awards, dy Emmy awards, 30 Billboard Music Awards. Kënga megahit padyshim që ishte "I Will Alëays Love You". Kurse filmi “Bodyguard” me Kevin Kostner ishte një tjetër supersukses i saj.
E lindur më 9 gusht 1963 në Newark, New Jersey, SHBA, Whitney Houston ishte martuar dhe kishte një martesë të trazuar me këngëtarin Bobby Brown.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024