Është ndarë nga jeta një nga ikonat e skenës italiane të viteve 70’, bëhet fjalë për kantautorin Claudio Lolli, i cili u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 68-vjeçare.
Kantautori kishte shumë kohë që vuante nga një sëmundje e rëndë dhe beteja me të i mori jetën.
Lolli lindi në vitin 1950 në Bolonja të Italisë dhe ishte fëmija i njërit prej legjendave të muzikës italiane Francesco Guccini. Ai u bë menjëherë i njohur në muzikë që kur ishte fëmijë.
Gjatë jetës së tij ai ishte kantautor, poet dhe shkrimtar, Lolli gjatë jetës së tij trajtoi tema të shumta nga politika tek temat sociale, i cili në një periudhë të shkurtër kohe arriti të krijojë fansa të shumtë të cilët adhuroni artin e tij të cilit ai i përkushtoi jetën e tij.
Megjithëse pas shumë vitesh mungesë në tregun italian, Lolli në vitin 2017 fitoi çmimin ‘Targa Tenco’ në kategorinë “Albumi më i mirë i vitit” me albumin e tij “Il grande freddo”.