Shuhet Kadeli, Rama: Pavarësisht
dallgëve, e admiroja për ambicien

Shuhet Kadeli, Rama: Pavarësisht<br />dallgëve, e admiroja për ambicien
Pavarësisht dallgëve në marrëdhëniet tona, Gjovalini ishte gjithnjë për mua njeriu i admirueshëm për ambicien e tij”.
 
Ky është mesazhi i kryeministrit Rama pas ndarjes nga jeta të deputetit të LSI, Kadeli sot në një spital në Itali.
 
Gjovalin Kadeli u zgjodh deputet nga radhët e PS në 2009, por në fund të mandatit iu bashkua PD pas përplasjeve me Ramën, ndërsa në 2013, pavarësisht se mori mandatin nga PD iu bashkua LSI.
 
Megjithatë, pavarësisht debateve dhe largimit nga PS, Rama shprehet se ai u bë me përpjekje e sakrifica një personalitet publik i Lezhës.
 
 
Statusi i Edi Ramës
Miq, kundërshtarë, kolegë, po pavarësisht dallgëve në marrëdhëniet tona, Gjovalini ishte gjithnjë për mua njeriu i admirueshëm për ambicien e tij dhe faktin se nga hiçi, ai u bë me përpjekje e sakrifica të mëdha, një personalitet publik i Lezhës.
 
Me keqardhje thellësisht të sinqertë, mora lajmin për vdekjen e tij dhe nuk gjej fjalë për të ngushëlluar fëmijët që pas nënës humbën edhe babanë...
 
U prehsh në paqe Kadel!



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Disa prej jush janë në kërkim të dashurisë...çfarë thonë yjet për ju sot

Disa prej jush janë në kërkim të dashurisë...çfarë thonë yjet për ju sot