Shuhet karikaturisti i njohur Dhimitër Ligori

Shuhet karikaturisti i njohur Dhimitër Ligori

Në foto Dhimiter Ligori

Karikaturisti Dhimtër Ligori (1934-2019 Tiranë) është shuar nga jeta në moshën 86-vjeçare. Ai rridhte nga një familje zanatçinjsh, babai kishte prirje për pikturë, punoi si teknik bulmeti edhe ndikoi shumë në rrugën e artit që Dhimitër Ligori ka bërë. Në vitin 1949 ai hyri në Liceun Artistik në degën e Arteve figurative.

Ndërsa, sot konsiderohet edhe si i fundmi i plejadës “Hosteni”, i cili e nisi krijimtarinë e tij, rreth shtatë dekada më parë, si bashkëpunëtor i jashtëm si saj. Ligori shquhet për kombinimin e elementëve të veçantë të pikturës së kavaletit me karikaturën grafike.

Temat universale kanë qenë prioritet i krijimtarisë së tij. Gjurmët që ai ka lënë në karikaturën shqiptare janë të pashlyeshme edhe janë vlerësuar me shumë çmime brenda edhe jashtë vendit. Krijimtarinë e tij, si karikaturist ai ia dedikoi profesorëve të tij në Lice, Sadik Kacelit dhe Nexhmedin Zajmit.

Dhimitër Ligori së bashku me Shtjefën Palushi, Zef Bumçin, e më pas Ilir Pojanin, Agim Sulën etj., janë artistët të cilët kanë lënë gjurmë në artin e karikaturës.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Basketboll meshkuj/ Vllaznia 'pa busull', Teuta fiton me 30 pikë diferencë

Basketboll meshkuj/ Vllaznia 'pa busull', Teuta fiton me 30 pikë diferencë