Kantautori britanik Colin Vearncombe, i cili ka performuar nën emrin Black, ka vdekur në moshën 53-vjeçare, dy javë pasi u plagos në një aksident me makinë.

Këngëtari nga Liverpooli, kënga e të cilit Wonderful Life në vitin 1987, ka qenë top-hit në gjithë botën, pësoi dëmtime në kokë dhe kaloi në koma.

"Ai ka vdekur të martën i rrethuar nga familja në spital", - ka thënë menaxheri i tij.


 
black

Kënga Wonderful Life është përdorur në reklama dhe filma të shumtë.
 
Albumi me të njëjtin emër është shitur në mbi 1.5 milion kopje.