Siç raportojnë edhe mediat e huaja, deri tani nuk ka një informacion zyrtar rreth shkaqeve të vdekjes, por dyshohet për një mbidozë.
Policia sapo ka marrë njoftimin për vdekjen në banesën e tij në Minnasota ka nisur hetimet.
57-vjeçari Prince është cilësuar si ikona e muzikës pop.
Lajmi u konfirmua nga publicistja e tij Yvette Noel-Schure.
“Me dhimbje të madhe po konfirmoj se artisti legjendar dhe ikonë Prince Rogers Nelson ka vdekur në rezidencën e tij në Paisley Park sot në mëngjes në moshën 57 vjeçare”-tha ajo.
E ndërsa policia ka nisur hetimet për vdekjen e tij, qindra gazetarë kanë vërshuar pranë shtëpisë së tij.
Ndërkohë lajmi ka shkaktuar reagim të menjëhershëm në rrjetet sociale ku miliona njerëz shprehin keqardhje për vdekjen e këngëtarit.
Në fillim të prillit, Prince pati deklaruar se nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe anulloi një koncert në Atlanta. Megjithatë disa ditë pas lajmit, u ngjit në skenë për të interpretuar në një tjetër eveniment.
Prince ka fituar 7 çmime Grammy dhe ka qënë 30 herë i nominuar. Pesë prej singëllave të tij kanë qënë në majë të klasifikimeve botërore. Ai pati fituar edhe një çmim Oscar për këngën e filmit “Purple Rain” (Shiu i Purpurt).
Prince do të mbahet mend edhe për stilin e tij unik të veshjeve shumëngjyrëshe.
Ai krijoi edhe atë që njihet si tingulli Minneapolis, një përzierje e disa zhanreve muzikore si pop, synth dhe neë ëave.
Prince ka lënë gjurmë në shumë aspekte të kulturës popullore që prej filmave, e deri tek sporti dhe politika.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com