Ka ndërruar jetë pasditen e së dielës në moshën 81-vjeçare regjisorja Marianthi Xhako-Qemo. E vlerësuar me titullin “Artiste e merituar”, Marianthi Xhako konsiderohej si një nga krijueset veterane te ish Kinostudios “Shqipëria e re”.
“Ndarja nga jeta e regjisores se talentuar Marianthi Xhako-Qemo është një humbje e madhe jo vetëm për familjen e saj, por edhe për artin filmik dhe komunitetin e kineastëve”, shprehet regjisori Kujtim Gjonaj.
[gallery]22728[/gallery]
Marianthi Xhako regjisore e filmave kronikale dhe dokumentare u lind ne Berat me 2 nëntor 1936. Atje ajo kaloi fëmijërinë dhe mori mësimet e para deri në përfundim të shkollës së mesme me vlerësime maksimale.
Mbasi kreu studimet e larta për regjisurë në Institutin Kinematografik të Moskës në ish BS, në vitin 1960 filloi punë si regjisore në Kinostudion “Shqipëria e re".
“Gjatë më shumë se tri dekada ajo realizoi shumë filma dokumentarë e kronikalë, ku më të spikaturit janë: “Qyteti i një mbi një dritareve”- 1959 dokumentari me të cilin Xhako mbrojti diplomën në Bashkimin Sovjetik. “Reportazh nga Kurbneshi”, “Burim i pashtershëm”, “Nënë Shqipëri” (mbi motivet e poemës me të njëjtin titull të Dritero Agollit), “Viti 1924”, “Margarita dhe Kristaqi”, “Hasan Prishtina”, “Piktori Buza”, “Tefta Tashko” dhe shume e shume dokumentare të tjerë”, shprehet Kujtim Gjonaj, duke shtuar më teje se “Në krijimtarinë e Marianthit, përveç artit dhe talentit frymëzues spikat patriotizmi dhe ndjenja e dashurisë për Shqipërinë dhe njeriun e thjeshtë”.
Për kontributin e saj ne artin kinematografik Marianthi Xhako është nderuar me titullin Artiste e merituar dhe me disa çmime në festivalet e filmit.
Ajo është regjisorja e parë dhe një nga më të talentuarat të dokumentarit shqiptar. Gjate karrierës se saj realizoi rreth 60 filma dokumentarë.
Marianthi Xheko Qemo, studente ne Moske meTodi Bozo, Viktor Gjika, Dhimiter AnagnostiRedaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?
-
Presion
49.6%
-
Frikë se humbin
42.5%
-
Arsye të tjera
7.9%
Vota total: 2148
Lajme të tjera
-
Temperatura nën 0, i ftohti dëmton 250 ha patate në Divjakë
29 Mars, 19:18
-
'Sinqerisht, realisht', shprehjet e saj u bënë virale, Kiara bën veprimin epik
29 Mars, 19:09
-
Samiti i Demokracisë i organizuar nga Biden, Rama: Përmirësimi i jetës demokratike, prioritet i Shqipërisë! Reforma në Drejtësi po realizon të paimagjinueshmen
29 Mars, 18:59
-
Ylli Pata: Dalja e PD-së së Shkodrës përballë Foltores, sinjali më i ri i 14 majit
29 Mars, 18:58
-
‘Agjenda 2030’ e miratuar nga OKB/ Shqipëria, pionere e Objektivave të Zhvillimit të Brendshëm
29 Mars, 18:51
-
Tre hanxhinjtë e Sali Berishës dhe të ndjekësve të tij!
29 Mars, 18:50
-
Zgjedhjet e 14 majit, Meta: PS po kandidon drejtorë që duhet të jenë në SPAK! Balla: Akuzat e tij dhe Berishës, alibi për humbjen
29 Mars, 18:30
-
AMA jep njoftimin për mediat: Mos i transmetoni këto aktivitete! Janë të ndaluara nga KQZ
29 Mars, 18:26
-
Papa Françesku sërish me probleme shëndetësore, shtrohet në spital në Romë
29 Mars, 18:16
-
Kompanitë e basteve online, Ylli: Do jepen deri në 7 licensa për ato që kanë eksperiencë! Nuk ka monopol
29 Mars, 18:12
-
Del VIDEO-ja e momentit kur qëllohet për vdekje shqiptari në Greqi, klientët largohen të tmerruar
29 Mars, 18:09
-
Rikthimi i basteve sportive, Fidel Ylli: Do të jenë vetëm online për personat mbi 18 vjeç! Fituesit duhet të paguajnë si taksë 15% të fitimit
29 Mars, 18:00