Shuhet Murat Aruçi, gazetari dhe intelektuali krutan i vlerave fisnike

Shuhet Murat Aruçi, gazetari dhe intelektuali krutan i vlerave fisnike

KRUJË- Pas një sëmundje të rëndë shuhet në moshën 65-vjeçare intelekuali dhe gazetari krutan Murat Aruçi. Ishte ndër të parët korrespondentë të Gazetës Shqiptare dhe një intelektual i përkushtuar i vlerave të qytetit të Krujës.

Të paharruara raportimet e tij sportive, sepse sporti ishte një pasion që e ndoqi deri në çastet e fundit. Por jo vetëm! Murati fliste rrjedhshëm italishten dhe anglishten dhe prej 5 vitesh kishte marrë çertifikatën si guidë turistike, duke shpalosur në këtë mënyrë talentin e tij të spikatur për t’iu prezantuar me pasion e dashuri kulturën dhe traditat e rralla shqiptare të huajve. Si gazetar korrekt dhe i apasionuar bashkëpunoi me shumë media nderkombëtare, mes të cilave dhe RAI.

Redaksia e Report TV dhe Shqiptarja.com shpreh ngushëllimet më të ndjera për familjen dhe nderon një koleg fisnik dhe plot kulturë, një shëiptar të punës dhe të vlerave të rralla njerëzore.

Lamtumirë Murat Aruçi!

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane