Robert Duvall është ndarë nga jeta në moshën 95-vjeçare. Një nga aktorët më të mëdhenj të kinemasë amerikane u shua në shtëpinë e tij, i qetë, i rrethuar nga njerëzit më të dashur.
Për publikun ishte një ikonë e ekranit. Për familjen, ishte thjesht “Bob”. Bashkëshortja e tij, Luciana, tregoi se ai u largua në paqe, mes dashurisë dhe ngrohtësisë së shtëpisë.
Duvall u bë i paharrueshëm si koloneli Kilgore në filmin 'Apocalypse Now'. Po aq i fortë ishte si Tom Hagen në 'The Godfather' dhe 'The Godfather Part II'. Më herët kishte prekur zemrat e publikut si Boo Radley në 'To Kill a Mockingbird'.
Ai u nominua shtatë herë për Oscar dhe e fitoi çmimin për aktorin më të mirë me filmin Tender Mercies, ku luante një këngëtar country që përpiqej të rindërtonte jetën.
Karriera e tij zgjati më shumë se gjysmë shekulli. U shfaq në filma që sot quhen klasikë, nga 'MASH' te 'THX 1138', nga 'The Natural' tek 'Days of Thunder'. Në vitin 2015 u nominua sërish për Oscar për rolin në filmin 'The Judge;, duke hyrë në histori si një nga aktorët më të moshuar të nominuar.
Robert Duvall la pas një trashëgimi filmash që shihen edhe sot me të njëjtën forcë. Një aktor i qetë, por i fuqishëm. Një emër që do të mbetet gjatë në kujtesën e kinemasë.
Komente
