Shuhet në moshën 69-vjeçare 
ylli i "Harry Potter" Alan Rickman

Shuhet në moshën 69-vjeçare <br />ylli i
Aktori legjendar britanik Alan Rickman u nda nga jeta në moshën 69-vjeçare.  Ylli i "Harry Potter" vuante nga sëmundja e kancerit. Aktori e kishte mbajtur të fshehtë sëmundjen e rëndë me të cilën ka luftuar për një kohë të gjatë. 

Rickman ka luajtur në një sërë filmash hit, duke përfshirë rolin e tij më të njohur edhe nga shqiptarët, atë të profesorit Snape në filmin "Harry Potter".


Alan Rickman lindi në Acton, në Londrën perëndimore  dhe gjithashtu ka luajtur sherifimin në "Robin Hood", Prince of Thieves krahas Kevin Costner. 

foto

Ai konsiderohet masivisht si një nga aktorët më të dashur britanik të gjeneratës sonë me rolet në "Love Actually", "Die Hard" dhe një karrierë të gjatë e të qendrueshme në filma të tjerë.



Rima Horton, partneren e tij të jetës, Rickman e njohu gjatë studimeve për Art dhe dizajn. Rickman u martua me të dashurën e tij të gjimnazit vitin e kaluar, pas 50 viteve bashkë.



Alan Rickman ka fituar shumë cmime në kinematografi si Golden Globe, Emmy,Bafta në karrerien e tij të nisur që prej 1970. 

ylli herri poter

ylli herri poter

aktori

ylli herri poter



Përveç humbjes së aktorit ajo që bie në sy është se vazhdon Mallkimi "Aaron Ramsey". Sa herë që shënon gol ky futbollist i Arsenalit ditën tjetër do të shuhet një një person i njohur. Dje ishte ndëshja Liverpul-Arsenal dhe Aaron Ramsey shënoi gol, ndërsa sot u dha lajmi për vdekjen e aktorit.

I fundit nga personazhet e njohur që ndërroi jetë pas një goli të mesfushorit uellsian është David Bowie, mbreti i muzikës rock.

Por lista e vdekjeve të lidhura me Ramsey ka filluar shumë kohë më parë; ishte Bin Laden, më pas Steve Jobs dhe Gheddafi. E para në 2012 ishte Whitney Houston.

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0