8 vite pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit, Skënder Sallakut, Vitorja i bashkohet dashurisë së madhe të jetës së saj në të përtejmen botë. Largohet në heshtje e me dinjitet në moshën 80-vjeçare “Artistja e merituar” e “Mjeshtrja e madhe” e ish-Cirkut të Tiranës... E bija Denisa, shkruan se iku në paqe e lë pas një thesar me dashuri në familje, e një trashëgimi të pasur artistike...
“Modeste e zemërmadhe, me kulturë e një edukatq mbresëlënëse, ka qene themeli i fuqishëm i familjes tonë, duke na drejtuar e mbështetur e gjithmonë e buzëqeshur. Nëna jone e dashur çdo hap apo arritje të jetës se saj e ka arritur me vullnet e këmbëngulje, të shoqëruar jo vetëm me një forcë të jashtëzakonshme të brendshme, por edhe me një qetësi hyjnore që e karakterizonte. Të njëjtën gjë ajo bëri me betejën e saj te fundit, të cilën fatkeqësisht nuk e fitoi dot.”, thotë Denisa, e bija.
Ndërsa ministrja e Kulturës Elva Margariti, në këtë periudhë sprovuese për Cirkun shqiptar, kujton kontributin 35-vjeçar të artistes, si një nga themelueset e tij...
“Akrobatja Vitore Sallaku ka lënë pas kaq shumë kujtime të bukura dhe u ka falur kaq shumë gëzim njerëzve, saqë largimi do të jetë vetëm fizik! Ajo ishte dhe do të mbetet një shkollë për brezat e rinj!”
Një histori sfiduese jeta e Vitores, me pushkatimin e të atit në diktaturë. E specializuar në Kinë e Bashkimin Sovjetik Sallaku dha shembullin e një akrobateje “par excellence”. Ndërsa la pas edhe disa libra me autorësinë e saj, mes të cilëve edhe një monografi dedikuar bashkëshortit të saj, Skënderit. Me dashurinë e të afërmve e mirënjohjen e vendit për të cilin punoi Vitorja u përcoll sot për në banesën e fundit në Tufinë…
E.K/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
41.7%
-
JO
48.4%
-
NUK E DI
9.9%
Vota total: 3879
Lajme të tjera
-
SKANDALI/ Belind Këlliçi paralajmëron spastrime në administratën e Bashkisë së Tiranës (VIDEO)
25 Mars, 10:26
-
Berisha: Rama ka 10% më shumë pushtet se Enver Hoxha! Shqiptarët largohen sepse 90% e fondeve të punëve publike, vidhen nga zyrtarët
24 Mars, 20:10
-
Zgjedhjet lokale të 14 majit, ambasada e SHBA në Tiranë thirrje partive politike: Aktivitetet zgjedhore të zhvillohen në përputhje me ligjin dhe standartet ndërkombëtare
24 Mars, 19:20
-
Tiranë/ Rehabilitohen tre rrugë të tjera në Lagjen Nr.13
24 Mars, 18:17
-
Qendrat e masazheve kthehen në vatra prostitucioni, 9 të arrestuar në 3 muaj në Tiranë! Cakrani: Vajzat marrin deri në 150 euro për një shërbim seksual
24 Mars, 17:12
-
Ndiqte ambulancën që ishte në shërbim emergjence, për t’i shpëtuar trafikut, gjobitet dhe i hiqet patenta shoferit në aksin Tiranë-Durrës
24 Mars, 15:50
-
Në garë për zgjedhjet vendore të 14 majit, Belind Këlliçi dhe Luçiano Boçi dorëzojnë zyrtarisht mandatin e deputetit
24 Mars, 12:41
-
Veliaj: Tirana sot ka ligjshmëri, disiplinë dhe rregull, si kurrë më parë; mirënjohje për punën heroike të punonjësve me uniformë
24 Mars, 12:29
-
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të dielën në Tiranë, takim me Ramën dhe Nikollën
24 Mars, 11:21
-
Dy gjimnazistë që konsumojnë drogë flasin për Report Tv: E nisëm me shokët, na largon stresin! Një qese hashash e blejmë nga 5 deri në 10 mijë lekë të vjetra
23 Mars, 15:29
-
Zgjedhjet vendore, sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së mbërrin nesër në Tiranë, pritet të takohet me Begajn, Ramën e Xhaçkën
23 Mars, 14:18
-
Drogë në shkollat e baret e Tiranës, Report Tv siguron dosjen hetimore! Trafikantët komunikonin me kode, zbardhen përgjimet! 2 ishin të infiltruar të policisë
23 Mars, 11:20