Shuhet në moshën 83-vjeçare futbollisti legjend i Partizanit, Robert Jashari

Shuhet në moshën 83-vjeçare futbollisti legjend i Partizanit, Robert Jashari

Robert Jashari

Është shuar në moshën 83-vjeçare, legjenda e futbollit të ekipit Partizanit dhe kombëtares shqiptare Robert Jashari. Lajmi u përcollë nga familjarët e të ndjerit.

 Titullar për shumë vite me Partizanin e madh dhe i skuadrës kombëtare, autori i golit të parë historik gjysmë shekulli më parë në Irlandën e Bestit. 

Gjysmëshekulli më parë, në Belfast, Irlandë e Veriut-Shqipëri 4-1. Pikërisht më 7 maj 1965, sapo ka filluar fraksioni i dytë (2-0 për vendësit), e 51-të, Jashari ka shfrytëzuar një kombinim në zonë, ka goditur dhe rrjetë në portën e Xhenings. Takimi ka përfunduar 4-1, madje me protagonist edhe Xhorxh Bestin, autori i golit të katërt. Jashari debutoi me kombëtaren e Konçit në ndeshjen Holandë-Shqipëri 2-0, në Roterdam, në maj të vitit 1964, dhe të fundit me ngjyrat kuqezi e ka pikërisht në Belfast, duke arkivuar një gol dhe 5 takime zyrtare me përfaqësuesen. I pranishëm në turnetë me Olimpike të kohës dhe, në të gjitha takimet për Kupat e Europës, ato Ballkanike, luajtur nga Partizani në harkun e viteve ’60-’70. Nga golat  e shumtë spikat goli ndaj ekipit Luftëtari të Gjirokastrës, një kryevepeër akrobatike.  Në pamundësi për të goditur topin pasi ishte i lartë, në një çast të vetëm, falë intuitës dhe aftësive individuale, ka shpikur goditjen akrobatike me thembër: me duart e vendosura në tokë dhe këmbët lart, ka kryer goditjen e rrallë dhe gol ashtu siç shënonte portieri i famshëm, Higuaita.

Robert Jashari ka qënë 3 herë golashënues i kampionatit shqipëtarë me ekipin e Partizanit.

Ai fitoi gjashtë herë Kampionatin Kombëtar midis viteve 1957 dhe 1964 me Partizanin e Tiranës dhe ishte golashënuesi më i mirë në Kampionatin Kombëtar në tre sezone radhazi midis viteve 1962 dhe 1965, me respektivisht 18, 9 dhe 14 gola. Me kombëtaren e futbollit ka zhvilluar 7 ndeshje në total.

r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin