Ndahet nga jeta në moshë 91-vjeçare, regjisori mjaft i njohur Jean-Luc Godard. Lajmi është bërë i ditur nga gazeta franceze Liberation.

Godard ishte një nga regjisorët më të famshëm në botë, i njohur për klasikët si Breathless and Contempt, të cilat tronditën themelet e filmit dhe frymëzuan regjisorët ikonoklastikë dekada pasi karriera e tij arriti kulmin në vitet 1960.

Jean-Luc Godard, i lindur më 3 dhjetor 1930, ishte një regjisor, skenarist, aktor dhe kritik filmi francez. Emri i tij lidhet shpesh me Nouvelle Vague, ndoshta lëvizja më e rëndësishme në historinë e filmit, pasi ai ishte një nga pionierët e tij, por karriera e tij u shtri përtej kësaj periudhe, duke realizuar mbi 100 filma në total.

Në vitin 1968, Godard u largua nga Nouvelle Vague dhe themeloi me Jean-Pierre Gorin grupin e filmit Dziga Vertov Group, i quajtur pas regjisorit të famshëm sovjetik. Ishte një grup kineastësh politikisht aktivë që në mënyrë kolektive dhe anonime krijuan filma eksperimentalë dhe politikë që mbështetën lëvizje si maoizmi dhe marksizmi.