Shuhet papritur mjeku Flamur Tartari/ Intervista e fundit e kirurgut të njohur për Report Tv (VIDEO)

TIRANË- Ndahet nga jeta në moshën 75 vjeçare kirurgu i njohur Flamur Tartari. 

Burime për Report Tv bëjnë me dije se, mjeku ka ndërruar jetë në QSUT, prej një arresti kardiak që ka pësuar teksa ishte duke pirë kafe në një lokal në qendër të Tiranës. Menjëherë është lajmëruar urgjenca por fatkeqësisht kirurgu ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Prof. Flamur Tartari, ishte kreu i Shoqatës së Urologëve të Shqipërisë. Ai ka shkruar rreth 20 libra në fushën e mjekësisë dhe deri në ditët e fundit ai vazhdonte aktivitetin e tij, si mjek në një nga spitalet private

Intervistën e fundit, kirurgu i njohur e dha për Report Tv, ku edhe tregoi mbi punën e tij 52-vjeçare. Gjatë intervistës mjeku ka treguar se po shkruante një libër, që ndoshta pas ndarjes së tij nga jeta nuk do ta shohë kurrë dritën e botimit. 

Unë kam në duar një libër, të cilin mendoj që ta titulloj “Vuajtjet edhe kënaqësitë e një kirurgu”. Për shembull, fëmijët e mi nga puna që kam bërë natë e ditë në spital nuk i kam rritur unë, por i ka rritur gruaja ime, e cila edhe duhet që të punonte edhe të rriste fëmijë.

Flamur Tartari

VIDEO/Intervista e plotë në Report TV e mjekut Flamur Tartari

I pyetur nëse ndjehej i vlerësuar, mjeku përgjigj pozitivisht dhe kjo për faktin që kurrë nuk kishte pasur pasoja fatale për të sëmurin.

Unë jam shumë i kënaqur që nuk kam bërë gabime, sepse çdo njeri mund të kalojë periudhë të vështirë me të sëmurët, por kjo është kënaqësia ime më e madhe. Gabime me vdekjen e të sëmurit them. Unë vetë kam dhënë gjak për të operuar pacientin, sot me fushata e bëjnë këtë, por janë disa gjëra që duhet gërshetuar, e vjetra me të renë.

Flamur Tartari

Po kush ishte Flamur Tartari?

Profesor Flamur Tartari ka lindur në Tiranë dhe rrjedh nga një familj ee hershme tiranase por me banim në Durrës. Ka mbaruar Fakultetin e Mjekësisë më 1996 dhe ja filluar punën si kirurg në qytetin e Durrësit pranë kirurgut të shquar Paskal Prodani dhe punoi pas specializimit të kirurgjisë dhe anestezoillogjisë në Tiranë pas profesorit Petro Cani dhe Besim Elezi. Ai punoi si pedagog në Fakultetin e Mjekësisë për 43 vite.

Ai ka mbrojtur doktoraturën më 1980-1981 dhe më 1983 e ka botuar atë si libër të vlefshëm për student dhe mjekë me titull “Diagnostifikimi dhe mjekimi kirurgjikal I HIPOSPADIVE.”

Në Francë u specializua edhe për Urollogjinë Pediatrike dhe sapo u kthye në Shqipëri bëri shumë operacione për herë të parë në vendin tonë, duke zgjidhur shumë problem sidomos për anomalitë e lindura të aparatit urinar tek fëmijët e vegjël dhe me të drejtë quhet themelues i Urollogjisë. Tartari ka shkruar rreth 20 libra për mjekësinë dhe për historinë e mjekësisë shqiptare brenda dhe jashtë vendit. Për botimet e tij me 1999 është zgjedhur Antar i Akademisë së Shkencave të Neë Yorkut, SHBA.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kim: 30/10/2018 21:41

    Mjeksia shqiptare duhet te jete ne zi. Prof. Tartari ka qene e do jete figure e mirefillt intelektual multidimensional. Jeta e tij ka qene e mbushur plot me suksese te admirueshme. Personalisht do ta ndiej shume mungesen e Prof. Tartarit se e krijuam bashke shoqaten, ne kushte shume te veshtira nga presioni i keqdashesve. I madhi Prof. Dr. Maksut Drasa me kishte thene shpesh se Prof. Tartari eshte figure e plotesume komplet si intelektual te vertete. Prof. Tartari ishte dhe mik i mire dhe per mua ishte si vllai im i madh. Qofte i paharruar JETA DHE VEPRA E TIJ.

    Përgjigju
  • redi: 24/10/2018 14:41

    Figure pozitive dhe humane ne mjeksine shqiptare dr. Tartari . I qofte dheu i lehte dhe mbete kujtimi i mire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion

'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion