Shuhet përkthyesi Aleksandër Koli, shkrimtarët: Lexuesit do t’i mungojë, kujdestari i shkëlqyer i gjuhës shqipe

Përkthyesi Aleksandër Koli (1951-2019) është shuar këto ditë në moshën 68-vjeçare. Miqtë e tij, shkrimtarë edhe botues e kujtojnë për gjurmët që ai ka lënë me punën që ka bërë për përkthimin e shtatë veprave të Teodor Drajzerit, për veprat nga letërsia ruse të Mihal Bulgakovit edhe Vladimir Sorokinit, por edhe për veprat e shumë autorëve të tjerë. Sipas tyre, lexuesit do t’i mungojë një vokacion i papërsëritshëm, një punëtor i jashtëzakonshëm, por mbi të gjitha një kujdestar i shkëlqyer i gjuhës shqipe.

“Ishte miku ynë, njeriu që tërë jetën e tij ja kushtoi përkthimit nga letërsia e huaj në letërsinë shqipe. Ai do të kujtohet si përkthyesi skurpuloz, që duke njohur disa gjuhë arrinte që të bënte edhe krahasime. Për të arritur në një shqipe të pastër”, shprehet shkrimtari Pandeli Koçi.

Edhe për shkrimtarin Vasil Prençi Kola ishte një artist shumëdimensional, sepse përveçse një përkthyes i përkushtuar ai ishte edhe një piktor i mirë.

“Edhe ditët e fundit të jetës së tij u ka lënë lexuesve një libër të mrekullueshëm. Ka qenë një njeri shumë punëtor, edhe me humor thoshte, që “tani që kam dalë në pension nuk më del kohë”. Punonte shumë, edhe kishte shumë plane. Çdo ditë siguronte suksese, emocione edhe pastaj merrej me atë më të vështirën, që i dilte përballë punës së vet”, thotë Prençi.

Veprën e fundit që kishte në duar Aleksandër Koli nuk mund që ta shihte të botuar. Megjithatë, një ndër botuesit, Gëzim Tafa, i cili ka botuar 13 vepra të përkthyera prej tij thotë se: “Numri i veprave edhe i autorëve të përkthyer nga Sandër Koli janë shumë. Njëra është lënë në amanet, sepse nuk e pa dritën në të gjallë të tij. Në profesionin e tij të parë ai ka qenë aviator edhe puna e lidhte me qiellin. Unë do të them se Sandri është më afër perëndisë, ne jemi në tokë edhe jemi mëkatarë. Do ta nderojmë për vlerat edhe njeriun, edhe për vlerat e jashtëzakonshme, që na ka dhënë si botues edhe lexues”, përfundon botuesi Tafa, i cili ka botuar 13 vepra të përkthyera nga Aleksandër Koli.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Aksident pranë fshatit Shijan, makina kthehet përmbys në një kanal gjatë rrugës! Lëndohen dy persona dhe dërgohen me urgjencë në spital

Sarandë/ Aksident pranë fshatit Shijan, makina kthehet përmbys në një kanal gjatë rrugës! Lëndohen dy persona dhe dërgohen me urgjencë në spital