Shuhet plotësisht zjarri në landfillin pranë inceneratorit të Elbasanit, 15 zjarrfikëse dhe 70 punonjës u angazhuan në ‘betejën’ me flakët

Shuhet plotësisht zjarri në landfillin pranë inceneratorit të Elbasanit, 15 zjarrfikëse dhe 70 punonjës u angazhuan në ‘betejën’ me flakët

Zjarri pranë inceneratorit të Elbasanit

Zjarri që ra mbrëmjen e djeshme, në vendgrumbullimin e mbetjeve në Elbasan është shuar plotësisht mesditën e sotme falë ndërhyrjes prej disa orësh të forcave zjarrfikëse të Elbasanit dhe të disa bashkive të tjera që ndihmuan në “betejën” me flakët.

Paraprakisht kryesorja mbetet pista e një zjarri të qëllimshëm, për të cilën organet e policisë dhe prokurorisë kanë nisur tashmë hetimet.

Bashkia e Elbasan ka falënderuar të gjitha bashkitë që ndihmuan me mjete zjarrfikëse dhe me punonjës, po edhe forcat e ushtrisë për dedikimin e tyre mbresëlënës.Zjarri u shfaq rreth orës 17:00 të së shtunës në landfillin pranë Impiantit të Trajtimit të Mbetjeve Urbane në Elbasan.

Me gjithë ndërhyrjen e shpejtë të ekipit zjarrfikës të Elbasanit me 5 mjete dhe 20 efektivë, flakët morën përmasa të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era e fortë.

Ekipi i Emergjencave të Elbasanit dhe punonjës të Agjencisë së Shërbimeve Publike u angazhuan për vënien nën kontroll të flakëve, ndërsa u kërkua edhe ndihmë nga bashkitë e tjera për menaxhimin e situatës.15 mjete zjarrfikëse dhe 70 punonjës nga bashkitë Elbasan, Tiranë, Gramsh, Durrës, Fier, Cërrik, Belsh dhe Peqin punuan gjatë gjithë natës dhe situata në landfillin e Elbasanit u vu në kontroll.

Forcat e mirëstërvitura te ushtrisë me dy mjete zjarrfikëse, dy makineri të rënda dhe 10 efektivë ishin gjithashtu një ndihmë e pazëvendësueshme në këtë situatë emergjente.

Impianti i Përpunimit të Mbetjeve Urbane në Elbasan, i njohur me emrin inceneratori, trajton çdo rreth 90 tonë mbetje ndërkohë që grumbullimi i mbetjeve në të 7 bashkitë e qarkut dhe puna gjithnjë e me e mire e bashkive për pastrimin, bën që ngarkesa e përgjithshme t’i kaloje 90 tonë në ditë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:02
Zjarri në inceneratorin e Elbasanit, Kushi: Falenderime për punonjësit e zjarrfikësve që ‘luftuan’ me flakët

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka reaguar mbi zjarrin që ra mbrëmjen e shkuar në landfillin pranë inceneratorit të Elbasanit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kushi ka falënderuar punonjësit e zjarrfikësve dhe vullnetarët që u angazhuan në “betejën” për shuarjen e flakëve problematike.

“Kam ndjekur me shqetësim dhe ankth që prej ditës së djeshme zhvillimet në lidhje me zjarrin në landfillin pranë impiantit të përpunimit të mbetjeve në Elbasan. Pas disa orësh angazhimi maksimal të Bashkisë Elbasan, Ekipit të Emergjencave dhe Agjencisë së Shërbimeve Publike, falë edhe mbështetjes nga bashkitë përreth, Tiranë, Gramsh, Durrës, Fier, Cërrik, Belsh dhe Peqin, si dhe forcat e specializuara të Ushtrisë, zjarri u vu nën kontroll dhe tashmë është fikur totalisht. Shumë falënderime për të gjithë ata punonjës që luftuan me flakët me përgjegjësi maksimale dhe përkushtim në një moment kaq të vështirë, dhe në mënyrë të veçantë mirënjohje edhe të gjithë vullnetarëve dhe banorëve të zonave që ndihmuan jo vetëm për njoftimin në kohë të ekipeve zjarrfikës por edhe u angazhuan së bashku me ekipet e specializuara për normalizimin e situatës”, ka shkruar Kushi.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: 'Provokacja nr 2', pas Beogradit, Edi Rama hap çështjen shqiptare edhe në Athinë!

Ylli Pata: 'Provokacja nr 2', pas Beogradit, Edi Rama hap çështjen shqiptare edhe në Athinë!