Ka ndërruar jetë sot një tjetër yll i kinemasë botërore. Aktorja Carrie Fisher e njohur si “Princeshë Leia” pas rolit në “Star Wars”ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare.

“Është një trishtim shumë i thellë që Billie Luord konfirmoi që nëna e saj e dashur Carrie Fisher vdiq në orën 08:55 të mëngjesit të sotëm”, u shpreh Simon Halls një zëdhënës i familjes Fisher.
 
Fisher pësoi një infarkt në zemër javën e shkuar në portin e Los Angeles 15 minuta para se avioni të ulej në pistë.

Carrie Fisher

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com