Shuhet Vangjel Gjikondi, lamtumirë piktorit qeparotas! Miqtë: Idealist e artist mirfilli! Ike po le pas një perandori me tablo

Shuhet Vangjel Gjikondi, lamtumirë piktorit qeparotas! Miqtë: Idealist e artist mirfilli! Ike po le pas një perandori me tablo

Vangjel GJIkondi

Zemra e piktorit qeparotas Vangjel Gjikondi ka pushuar së rrahuri, pas një sulmi kardiak. Miq dhe familjarë kanë shprehur ngushëllimet për humbjen e parakohshme të artistit, në moshën 65-vjeçare.

"I pabesueshëm lajmi për ty miku im Vangjel Gjikondi. Piktori ndryshe ka herë, jo vetëm në telajo dhe art por edhe në koncepte e karakter. Artist mirfilli , njeri idealist e shpirt-pastër , konseguent  e qelibar , paqësor e i pathyeshëm në vështiresitë e jetës. Qofsh përherë i pranishëm me artin tënd miku im i mirë …Gjikondi!", shkruan skenografi Bashkim Zahaj

"Sa po me dhemb ikja jote, Gjikond, nuk do mundem ta pranoj që nuk do jesh më! Ishe GJIGAND në pikturë ani pse imcak e i brishtë në fizik, i ndjeshëm dhe në shpirt artist i madh.Qofsh i Parajsës Vangjel Gjikondi, ike por shumë ke lënë pas, një perandori me tablo, me emocione qe do transmetojnë se jeta, Vangjelin që njohëm!" shkruan piktori Zaim Elezi.

Agron Bejte shkruan se ndarja fizike nga jeta e Gjikondit shënon një humbje të madhe për të gjithë ata që e njohën.

"Të qoftë dheu i lehtë...u largove shpejtë.  Do më mungoj komunikimi që kishim ndërtuar. Lamtumirë !", shkruan ai.

Po ashtu arkitekti dhe artisti Arben Biccoku ka shprehur ngushëllimet për humbjen e kolegut.

"Pushofsh ne paqe Vangjel Gjikondi", shkruan ai.

Vangjel Gjikondi studioi në Akademinë e Arteve gjatë viteve 1975-1983, dhe që në këtë periudhë punët e tij nisën të spikasin. Vepra të tij janë pjesë e koleksionit të Galerisë Kombëtare të Arteve( si Pejzazh nga Tirana, 1983). Ka punuar në ish-Kinostudio në mbi dhjetë filma si piktor derisa në fillimvitet '90 u largua në Greqi. Ka qenë aktiv me portrete, peizazhe, ilustrime etj., dhe ekspozita personale e kolektive edhe përgjatë viteve të fundit, brenda dhe jashtë vendit. Në Shqipëri veçohet ekspozita me 60 vepra të Historisë së Skënderbeut nga lindja në vdekje mbajtur afro 5 vjet më parë në Muzeun Historik Kombëtar. Një punë 10-vjeccare që tërhoqi vëmendjen e publikut dhe kritikës. Gjikondi ishte një nga zërat kritik më aktiv veçmas sa i përket mënyrës së menaxhimit të artit pamor dhe hapësirave të ekspozimit.

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre