Shuhet Xho Frejzer, mundi
legjendën Muhamed Ali

Shuhet Xho Frejzer, mundi<br />legjendën Muhamed Ali
NJU JORK- Ish-kampioni i boksit të kategorisë së rëndë, i pari i cili mundi legjendën Muhamed Ali, ka ndërruar jetë.

Xho Frejzer vdiq në moshën 67 vjeçare, njoftoi dje familja e tij. Para pak ditësh, u mësua se Frejzer i diagnostifikuar me kancer, po trajtohej në një spital në Filadelfia.
Frejzer, i cili njihej me nofkën “Smokin’ Joe” ishte i pari që mundi Muhamed Aliun në vitin 1971 në ballafaqimin që njihet si “Ndeshja e Shekullit”.

Më vonë, Ali mundi Frejzerin në dy ndeshje të tjera gjatë viteve të 70-ta.Frejzeri fitoi titullin e kampionit të kategorisë së rëndë në boks në vitin 1970 duke mundur me nokaut Xhimi Ellisin, ndërsa e humbi titullin më 1973 kur u mund nga Xhorxh Formen.
(s.g/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë