Lezhë/ Shuhet zjarri në Kallmet! Shpëtohet prona që rrezikohej nga flakët! Dëme të shumta në ekonominë pyjore të zonës

Lezhë/ Shuhet zjarri në Kallmet! Shpëtohet prona që rrezikohej nga flakët! Dëme të shumta në ekonominë pyjore të zonës

Zjarri në Kallmet

Zjarri i rënë dy ditë më parë në masivin pyjor të fshatit Kallmet në Lezhë është shuar plotësisht, por duke lënë pas dëme të konsiderueshme në ekonominë pyjore të kësaj zone.

Flakët janë arritur të vihen nën kontroll në oret e pasdites të së mërkures dhe të shuhen plotësisht në oret e mbrëmjes.

Operacioni zgjati rreth 24 orë dhe u përfshinë 50 zjarrfikes të ardhur dhe nga qytete të tjera, forcat e ushtrisë, emergjencave civile si dhe helikopteri i Ministrisë së Mbrojtjes i cili ndërhyri dy herë.

Fatmirësisht u arrit të shpëtohet prona e cila rrezikohej nga flakët dhe zjarri shkaktoi vetëm dëme në pyje.

Janë qindra hektarë të përshkuara nga flakët, duke shkrumbuar pishat qindra vjeçare, ndërsa shkaqet e këtij zjarri i cili favorizuar dhe nga era e fortë u përhap brenda një kohe të shpejtë mbeten të paqarta.

Dyshimet janë për zjarrvinie të qëllimshme, por policia nuk ka arritur ende që të identifikojë autorët.

Në Lezhë ka patur disa vatra zjarri gjatë kësaj jave, ku dëmet më të shumta u shkaktuan në zadrime, pasi flakët dogjën banesa, stalla me bagëti brenda dhe qindra hektarë pemtari në fshatrat Krajen, Kodhel, Baqel dhe Dajç.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Vodhi 15 000 euro në një banesë, arrestohet 38-vjeçari

Tiranë/ Vodhi 15 000 euro në një banesë, arrestohet 38-vjeçari