Shuhet zjarri në Shëngjin, Mbrojtja Civile: Në 4 ditë u angazhuan 308 efektivë të Forcave të Armatosura

Shuhet zjarri në Shëngjin, Mbrojtja Civile: Në 4 ditë u angazhuan 308 efektivë të Forcave të Armatosura

Zjarri i cili prej 4 ditësh kishte përfshirë Shëngjinin, është shuar ditën e sotme.

Kjo është bërë me dije nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, ku theksohet se në 4 ditë u angazhuan 308 efektivë të Forcave të Armatosura për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

“Angazhim maksimal: mbi 308 efektivë nga FA me 30 mjete, 3 autoambulanca, 1 autobot uji, 1 helikopter Cougar, 3 automjete zjarrfikëse të bashkisë Lezhë; 1 automjet zjarrfikëse nga bashkia Mirditë, 3 automjete zjarrfikëse nga Kamza, 4 automjete zjarrfikëse nga Tirana, 1 automjet zjarrfikëse nga Mati, 1 automjet zjarrfikëse nga Berati, 1 automjet zjarrfikëse nga Fieri, 1 automjet zjarrfikëse nga Lushnja, 1 automjet autobot nga Shkodra, 1 automjet zjarrfikëse nga Vau Dejës, 1 automjet zjarrfikëse nga Kukësi, 1 automjet zjarrfikëse nga Porti Shëngjin, 1 automjet zjarrfikëse nga Porti Durrës, dhjetra forca Policore dhe Urgjenca Mjekësore”, njoftoi Agjencia e Mbrojtjes Civile.

Po ashtu, për të shuar zjarrin pati edhe angazhim të Mbrojtjes Civile (UCPM) me dy avionë Canadair të qeverisë italiane.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë