Shulku viziton në spital futbollistin
e dëmtuar të Vllaznisë, Gurishta

Shulku viziton në spital futbollistin<br />e dëmtuar të Vllaznisë, Gurishta
Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit Ilir Shulku, ka qenë sot në qytetin e Shkodrës për të ndjekur nga afër gjendjen e futbollistit të Vllaznisë Erdenis Gurishta, i cili në takimin e së shtunës Vllaznia -Laci, gjatë një dyluftimi, u dëmtua rëndë.

Ai u nis urgjentisht me ambulance drejt spitalit të Shkodrës. Gjithcka ka ndodhur në ndeshjen e të shtunës ku Vllaznia ka barazuar me Lacin 0-0 në stadiumin “Reshit Rusi” dhe futbollisti shkodran eshte demtuar duke humbur ndjenjat.
 
Gjatë kësaj vizite, Sekretari Shulku ka kontaktuar me mjekët e spitalit dhe u interesua për gjendjen e futbollistit. Ai ka patur edhe një takim, me familjarët e lojtarit, duke i dhënë atyre kurajë për të përballuar këtë tronditje që ka lidhje me gjendjen e rëndë të djalit të tyre.

Ai u ka deklaruar atyre, mbështetjen maksimale dhe garancinë që institucioni i futbollit, merr përsipërpër gjithcka që ka lidhje me rikthimin në normalitet të gjendjes shendetesore të Erdenisit.
 
“Unë jam këtu për t’ ju përcjellë mbështetetjen e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Presidentit Armand Duka, në lidhje me ecurinë e shëndetit të Erdenis Gurishtës.

shulku shkoder

Mbështesim mjekët në përpjekjet e tyre dhe lusim Zotin që shumë shpjejt, gjendje e tij të jetë sa më pozitive. Jam këtu, për të dhënë mbështetjen morale dhe për të garantuar, se FSHF është e gatshme që të garantojë financiarisht, cdo iniciativë për ti ndryshuar gjendjen e futbollistit dhe anëtarit të familjes tonë futbollistike” – deklaroi Sekretari Ilir Shulku për Ueb-in zyrtar të FSHF.

Gjëndja shëndetësore e Erdenis Gurishtës është disi më e mirë por mbrojtësi 20-vjeçar i Vllaznisë do të vazhdojë të qëndrojë ende në Spitalin e Rajonal të Shkodrës deri në përmisimin e gjëndjes shëndetësore që t’i lejojë transportimin e tij drejt Tiranës ku do t’i nënshtrohet kontrolleve të tjera më të imtësishme. 
 
Po sot është publikuar një foto ku shikohet futbollisti i cili duket që është në gjëndje të reagojë.

gurishta



Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Valbona turistike, destinacioni i preferuar nga turistët vendas dhe të huaj

Valbona turistike, destinacioni i preferuar nga turistët vendas dhe të huaj