Shulku zbulon porositë për 'Arenën Kombëtare', inspektorët e UEFA-s lënë afat deri të mërkurën

Stadiumi Arena Kombëtare kreu të dielën ndeshjen testuese që u luajt mes Vllaznisë dhe Apolonisë për femra, e cila u ndoq edhe nga dy inspektorë të UEFA-s që panë me detaje të gjithë parametrat para ndeshjes inauguruese mes Shqipërisë dhe Francës.

Në një komunikim të shkurtër për ‘Report TV’ sekretari i federatës shqiptare të futbollit Ilir Shulku tha se inspektorët e UEFA-s në përgjithësi ngelën të kënaqur, por lanë disa detyra për t’u përmbushur deri të mërkurën që më së shumti kishin të bënin me pjesën e jashtme të stadiumit.

Ilir Shulku-Sekretar i FSHF-së

“Dy inspektorë të UEFA-s ndoqën ndeshjen testuese dhe na lanë disa porosi të cilat duhen përmbushur deri të mërkurën dhe që janë shumë të realizueshme. Më konkretisht kishin të bënin me pjesën jashtë, si skeleritë apo sheshi para tij. Përsa i përket pjesës brenda gjithça ishte në rregull, madje edhe fusha e blertë për të cilën u fol disi,”-deklaroi Shulku.

Gjithsesi nga një vëzhgim i Report TV edhe në tribunën VIP mbetet ende punë për t’u bërë. Ndërkohë që para, gjatë dhe pas sfidës inspektorët e UEFA-s panë me detaje disa aspekte të stadiumit të ri, si ‘cheek-in-et’ e biletave, pikat hyrëse dhe dalëse të tifozëve, por edhe tribunën e mediave, e cila mbetet një pikë thelbësore për miratimin e tyre.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj