"Shullazi", pas Palokës, Rama
padi Ristanit: Shpifës monstruoz!

padi Ristanit: Shpifës monstruoz!">
TIRANE - Pas 24 orësh pas kallëzimit penal ndaj kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, kryeministri Edi Rama ka paditur edhe Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Arben Ristani, lidhur me akuzat e bëra nga ky i fundit për lidhje të qeverisë me botën e krimit.

Përmes një komunikate për shtyp, zyra e Kryeministrisë bën të ditur kallëzimin penal ndaj numrit 2 të PD-së, duke i cilësuar akuzat e opozitës, shpifje monstruoze, duke nënvizuar se zyrtarë të lartë të PD-së synojnë të lidhin botën e krimit me qeverinë dhe personalisht me Kryeministrin.

Më herët Sekretari i Përgjithshëm i PD-së akuzoi qeverinë dhe më konkretisht, kryeministrin Edi Rama se me mbështetjen e ofruar prej tij, Emiljano Shullazi ka kërcënuar opozitën dhe liderin e saj Lulzim Basha. 

Rama: Sillni provat për shpifjet, ose do përballeni me ligjin
Në komunikatë theksohet se kjo përpjekje e Partisë Demokratike kërkon një hetim dhe gjykim serioz, si dhe transparencë për opninonin publik. Në këtë mënyrë, Kryeministri Edi Rama fton opozitën të paraqesë provat e saj lidhur me akuzat e bëra ku në rast se ato rezultojnë të vërteta atëherë, shefi i qeverisë do të dorëhiqet.

Por në të kundërt, zyrtarët e PD-së do të duhet të përballen me ligjin, pasi siç thuhet në komunikatë, nuk mund të lejohet më që kjo politikë që synon të përdorë krimin për interesa mjaft të errëta dhe kërcënuese për shoqërinë, të vijojë më tej me të tilla akuza.

“Ndërkohë që zyra juridike e Kryeministrit po përfundon dokumentin e padisë së dyfishtë, penale dhe civile, për Kryetarin e Grupit Parlamentar të PD Edi Paloka, sapo nisi puna për të përgatitur edhe një padi tjetër të dyfishte për Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Arben Ristani. Edhe Arben Ristani do të paditet për të njëjtën shpifje monstruoze përmes të cilës, të dy shpifësit profesioniste tanimë edhe figura të larta zyrtare të PD, synojnë të lidhin në mënyre kriminale botën e krimit me qeverinë e personalisht me Kryeministrin. Kjo përpjekje e orkestruar për të përdorur krimin kundër qeverisë dhe Kryeministrit, kërkon një hetim serioz penal e po ashtu edhe një gjykim të plotë civil. Ashtu si lideri i grupit të PD edhe lideri organizativ i saj, duhet të provojnë me patjetër para prokurorëve dhe gjykatës akuzat e tyre. Shqipëria nuk mundet kurrsesi të ketë një Kryeministër të lidhur në çfarëdo forme qoftë me krimin. Shqiptarët meritojnë transparencë të plotë për gjithçka kanë dëgjuar nga zyrtarët më të lartë të PD. Kryeministri Edi Rama i siguron që të gjithë se një provë e vetme e kësaj natyre, mjafton që ai të tërhiqet nga detyra e nga politika dhe të vihet në dispozicion të drejtësisë. Por nga ana tjetër, Kryeministri i Shqipërisë është i vendosur të përballet deri në fund me mjetet e ligjit, kundër kësaj politike të rrezikshme që synon kriminalizimin e politikës në sytë e shqiptarëve dhe më keq akoma, synon të përdorë krimin për interesa mjaft të errëta dhe kërcënuese për shoqërinë. Duke garantuar të gjithë shqiptarët pa dallim, se kjo qeveri po e lufton dhe do ta luftojë krimin e shkeljen e ligjit nga kushdoqoftë, gjithnjë e më fort, Kryeministri i garanton po ashtu shqiptarët se klithmat antikrim të opozitës janë shprehje inkurajuese e faktit se po tronditen themele të forta të bashkëpunimit të vjetër mes politikës e krimit.” thuhet në komunikatën e kryeministrisë. 

ristani, rama
PD: Shullazi kërcënoi opozitën e Bashën, Rama i lidhur me bandën
Sekretari i Përgjithshëm i selisë blu Arben Ristani thotë se opozita dhe kryetari i saj Lilzim Basha janë kërcënuar nga banda e Emiliano Shullazit dhe nga vetë ky i fundit. Sipas deputetit të djathtë përgjegjës për këto kërcënime është personi i lidhur me këtë bandë, sipas tij, Kryeministri Edi Rama.

Deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Arben Ristani
Partia Demokratike e denoncoi faktin se Edi Rama, i ofroi të gjitha lehtësitë Emiliano Shullazit në lidhje me ngjarjen e fundit kriminale, dhe kjo tashmë është e qartë për mbarë publikun.

Kreu i bandës kriminale përfitoi nga favoret e krijuara prej Edi Ramës dhe pas përplasjes së përgjakshme me të vrarë e të plagosur ai bridhte i lirë nëpër baret e Tiranës.
Të gjitha këto shkojnë përtej mundësive të një banditi.

Këto janë rrethana që Emiliano Shullazit ia krijoi Kryeministri i vendit sipas paktit kriminal.

Cila është marrëveshja që ke ti z.Rama me Emiliano Shullazin?

A e lirove ti atë nga burgu, për të shërbyer porositë e tua politike, kërcënimet ndaj opozitës?

A e lirove ti Shullazin, që të kërcënojë kryetarin e opozitës sic edhe ai veproi pak orë pasi doli nga ambjentet e policisë?

Je sot z.Rama përballë këtyre pyetjeve, që janë padyshim jo vetëm akuzat por edhe provat për lidhjen organike që ti ke me këtë bandë.

Partia Demokratike, publikisht, në sytë e të gjithë qytetarëve të paralajmëron, se ti Edi Rama je dhe do të mbahesh drejtpërdrejt përgjegjës për kërcënimet që ky bandit i bën opozitës dhe kryetarit të opozitës.

Nuk ka tjetër përgjegjës vec teje, dhe të sigurojmë se këtë përgjegjësi do ta mbash deri në fund.


ristani

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Arsyeja e dhunës ndaj Milva Konomit dhe pronarëve të lokaleve të Tiranës?

Ylli Pata: Arsyeja e dhunës ndaj Milva Konomit dhe pronarëve të lokaleve të Tiranës?