"Shullazi", Rama padit Palokën
'Reagimi i shtetit i menjëhershëm'

'Reagimi i shtetit i menjëhershëm'">
TIRANE - Kryeministri Edi Rama ka kallëzuar penalisht Kreun e Grupit Parlametar të Partisë Demokratike Edi Paloka, lidhur me akuzat e bëra nga ana e opozitës për përfshirje të qeverisë, në atentatet e ndodhura mbrëmjen e kësaj të hëne në kryeqytet, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën tre të tjerë.

Ka qenë vetë zyra e Kryeministrisë e cila ka njotuar kallëzimin penal ndaj Palokës, duke e cilësuar këtë të fundit një shpifës profesionist, ndërsa i kërkon atij të paraqesë provat dhe faktet që ka për deklaratat e bëra, ose në të kundër ai duhet të japë përgjegjësi përpara ligjit.

Sipas komunikatës për shtyp të kryeministrisë, nëse Paloka ka prova dhe fakte për përfshirje të kryeministrit Edi Rama në mbështetjen ndaj bandave kriminale, atëherë shefi i qeverisë shqiptare është i gatshëm të japë dorëheqjen.

Por nëse nuk ka prova nga ana e opozitës, për akuzat e bëra, atëherë, Paloka, duhet të të përgjigjet përpara ligjit, dhe kjo pasi siç thekson Kryeministria, “metoda e shpifjeve e opozitës nuk mund të vazhdojë më tutje pa ballafaqimet përballë organeve të drejtësisë.”

I kallëzuari dhe i padituri Edi Paloka, duhet të japë prova për çka ka thënë sot dhe qoftë edhe përballë një prove të vetme, Kryeministri Edi Rama është i gatshëm të lërë detyrën. Në të kundërt Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, një shpifës profesionist i nivelit më të ulët edhe në llogoren e politikës së vjetër të baltës, duhet të përgjigjet përpara ligjit. Kjo histori e shëmtuar marrjeje zvarrë e opinionit publik nëpër labirinthin e baltës së shpifjeve e fyerjeve, me moton "Shpif e shpif se diçka do mbetet!", nuk mund të vazhdojë më tutje pa ballafaqimet e nevojshme përballë organeve të drejtësisë.” thuhet në komunikatën për shtyp të Kryeministrisë

Më herët, Edi Paloka në një dalje për mediat, akuzoi qeverinë se po bashkëpunon dhe po mbron grupet kriminale lidhur me përfshirjen fizike të oficerit të policisë Roland Mete në ngjarjen e së hënës në rrugën e Kavajës në Tiranë, ku oficeri blu mbeti i plagosur.

Sipas Palokës, pavarësisht fakteve të pakundërshtueshme për këtë përfshirje të qeverisë në këto dy atentate, Kryeministri Rama hesht, dhe nuk mban përgjegjësi.

Dy atentatet e ndodhura mbrëmjen e së hënës në Tiranë, një në rrugën e Kavajës dhe tjetra në Qafë-Kashar, shnëuan 1 viktimë dhe 4 të plagosur, mes tyre edhe Emiljano Shullazi, një emër i njohur ky për drejtësinë shqiptare. 

edi rama

Rama-Palokës: Sill faktet dhe largohem, në të kundërt do përgjigjesh para ligjit
Kryeministri Edi Rama, ka bërë kallëzim penal ndaj kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, duke i cilësuar shpifje akuzat e bëra nga ana e opozitës për përfshirje në bandat kriminale të qeverisë, në dy atentatet e ndodhura në Tiranë mbrëmjen e së hënës.

Në një komunikatë për mediat, duke e cilësuar një shpifës profesionist Palokën, i kërkohet këtij të fundit të paraqesë faktet dhe provat, dhe në këtë mënyrë, do të jetë vetë kryeministri i cili do të largohet. Por nëse në të kundërt, nëse nuk ka prova, atëherë kreu i grupit parlamentar të PD, do të duhet të japë përgjegjësi përpara ligjit.

“Nisur nga shpifjet përtej çdo caku të Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Edi Paloka, Kryeministri Edi Rama ka ngarkuar Zyrën Juridike të Kryeministrisë që të përgatisë ballafaqimet penale dhe civile të shpifësit në fjalë, qoftë në Prokurorinë e Përgjithshme qoftë në Gjykatën e Lartë. I kallëzuari dhe i padituri Edi Paloka, duhet të japë prova për çka ka thënë sot dhe qoftë edhe përballë një prove të vetme, Kryeministri Edi Rama është i gatshëm të lërë detyrën. Në të kundërt Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, një shpifës profesionist i nivelit më të ulët edhe në llogoren e politikës së vjetër të baltës, duhet të përgjigjet përpara ligjit. Kjo histori e shëmtuar marrjeje zvarrë e opinionit publik nëpër labirinthin e baltës së shpifjeve e fyerjeve, me moton "Shpif e shpif se diçka do mbetet!", nuk mund të vazhdojë më tutje pa ballafaqimet e nevojshme përballë organeve të drejtësisë.” thuhet në komunikatë

edi rama me punonjesit

Paloka: Rama hesht, mbron bandat kriminale
Partia Demokratike ka vijuar akuzat edhe ditën e sotme ndaj qeverisë lidhur me atentatet e ndodhura në Tiranë dy ditë më parë ku mbeti i vrarë një person dhe të plagosur 4 të tjerë.

Në një dalje për mediat Kryetari Grupit Parlamentar i PD, Edi Paloka u shpreh se faktet e lidhjes së Ministrit të Brendshëm me grupin kriminal, kanë tronditur mbarë opinionin publik, ndërsa vetëm Edi Rama hesht prej dy ditësh.

Sipas Palokës, Kryeministri nuk mban përgjegjësi, porlejon aktivitetin e bandës, dukei i ofruar krimit favore. Madje jo vetëm kaq, por Paloka shprehet se qeveria shqiptare dezinformon dhe zhduk provat për interesa të saj.

Më poshtë deklarata për mediat e Edi Palokës:
Faktet tronditëse, të bëra publike, tregojnë qartë se banda e armatosur që terrorizoi Tiranën në përplasje të përgjakshme dy netë më parë, është e lidhur me qeverinë dhe ushtron aktivitetin kriminal me dijeni dhe mbrojtjen e saj. Oficeri i policisë është në shërbim të bandës. Anëtari i bandës hyn dhe del nga zyra qendrore e Partisë Socialiste. Të gjithë strukturat e qeverisë ishin dje në dispozicion të kreut të bandës, që nga shërbimet spitalore e deri tek shoqërimi i tij në banesë. Ka të dhëna shumë shqetësuese, se policia ka kryer kontrolle në banesat e biznesmenëve, të cilët janë gjobitur nga banda kriminale. Pra Ministri i Brendshëm e di që miku i tij vë gjoba, dhe ai nuk bën asgjë për të mbrojtur viktimat, por u sulet viktimave, për interesat e bandës. Pati dje dezinformim të vazhdueshëm dhe mungesë transparence, në favor të bandës. Këto ngjarje të rënda kanë ndodhur në 24 orët e fundit, që kanë tronditur mbarë opinionin publik, dhe gjithë qytetarët e vendit. Vetëm Edi Rama hesht. Asnjë fjalë, asnjë reagim. Ky aktivitet kriminal ndodh sigurisht në dijeninë e tij të plotë. Rama ka përfituar nga shërbimet e bandës gjatë fushatës zgjedhore, në blerjen, e në marrjen me forcë të votave. Tani, ai po i kthen bandës favoret, duke i ofruar shërbimet e tij. E lejon të vërë gjoba e të terrorizojë biznesmenët e qytetarët. U jep oficerë policie në dispozicion për t’i dhënë siguri dhe mbrojtje. Kujdeset për bandën në cdo drejtim që armët të mos gjenden, provat të mos gjenden, që kreu i saj të mos qëndrojë më shumë se disa minuta në zyrat e Drejtorisë së Policisë. Këto janë të vërtetat e kësaj qeveria. Kështu sundon oligarkia në pushtet. Me bandat, nga bandat për bandat.

edi paloka



Rama: Ngjarjet e fundit, të rënda, por institucionet reaguan me shpejtësi
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social Facebook, për ngjarjet më të fundit që kanë tronditur opinionin publik ne vend. Fillimisht kryeministri përmend videoskandalin ne QSUT, duke e vlerësuar një ngjarje tejet të rëndë, por sipas tij autoritetet reaguan në kohë dhe më shpejtësi, dhe autorët po vihen para drejtësisë.
 
Më pas kryeministri flet për rastin e truprojës së ministres që kërkoi ryshfet për të emëruar një mësues, duke e vlerësuar të turpshëm dhe dënueshëm. Por edhe në këtë shteti sipas Ramës reagoi menjëherë.

"Ngjarjet kriminale në Tiranë? Pa asnjë dyshim reagimi i shtetit ishte përsëri i menjëhershëm. Por ndryshe nga dy rastet e mësipërme, kërkohen hetime, prova, dëshmi e me radhë, gjëra për të cilat Policia e Prokuroria po bashkëpunojnë papushim." - shkruan Rama në rrjetin social Facebook.

Kryeministri kritikon PD, duke i konsideruar qëndrimet e saj të turpshme të gjitha dhe shpifje monstruoze. "Por shifrat flasin, flet puna, flet rritja e respektit të qytetarëve për uniformat blu," -shkruan kryeministri duke shtuar se "Ngjarje të rënda apo të shëmtuara, krimesh apo korrupsioni, ka pasur e do të ketë, në Shqipëri si në çdo vend të Europës. Por ajo që ka rëndësi është reagimi i shtetit, rritja e zbulueshmërisë dhe ndëshkueshmërisë - çka sot janë rritur si kurrë më parë duke sjellë ulje tërësore të kriminalitetit". 

Statusi i plotë i Ramës në rrjetin social "Facebook"
Videoja e xhiruar në mjediset e QSUT? E turpshme dhe e dënueshme! Reagimi i shtetit i menjëhershëm. Autorët po vihen përpara përgjegjësisë penale.

Rasti i truprojes së ministres që kërkoi rryshfet për të emëruar një mësues? I turpshëm dhe i dënueshëm. Reagimi i shtetit i menjëhershëm. Autori i larguar brenda orës nga minstrja dhe pastaj edhe nga Garda e Republikës. Sot përpara përgjegjësisë penale.

Ngjarjet kriminale në Tiranë? Pa asnjë dyshim reagimi i shtetit ishte përsëri i menjëhershëm. Por ndryshe nga dy rastet e mësipërme, kërkohen hetime, prova, dëshmi e me radhë, gjëra për të cilat Policia e Prokuroria po bashkëpunojnë papushim.

Të turpshme të gjitha aludimet e shtrembërimet mediatike dhe lëre pastaj shpifjet monstruoze të PD! Përpjekja për të bindur opinionin se krimi po bën kërdinë deri dhe në mes të Tiranës, përveçse me gjendjen e pashpresë të PD lidhet në fakt, drejtëpërdrejt, edhe me arritjet serioze të Policisë së Shtetit. Flasin shifrat, flet puna, flet rritja e respektit të qytetarëve për uniformat blu.

Ngjarje të rënda apo të shëmtuara, krimesh apo korrupsioni, ka pasur e do të ketë, në Shqipëri si në çdo vend të Europës. Por ajo që ka rëndësi është reagimi i shtetit, rritja e zbulueshmërisë dhe ndëshkueshmërisë - çka sot janë rritur si kurrë më parë duke sjellë ulje tërësore të kriminalitetit, edhe pse mbetet ende shumë për të bërë. Pikërisht në këtë drejtim do të vazhdojmë të punojmë shumë fort për të arritur parametrat e rajonit e pastaj BE-së lidhur me nivelin e krimit dhe korrupsionit.

Sa për informacion: Këtë vit Policia e Shtetit do të fillojë ta bëjë krahasimin e rezultateve jo vetëm me të shkuarën, por edhe me të njëjtën periudhë në rajon. Matja me të shkuarën nuk mjafton më për ne, që llogaritë në fund të mandatit duam t'i bëjmë me standardet e BE! Ndërsa sa për ata që nga dritare të ndryshme hedhin sot gurë, mbi qeverinë e policinë për nivelin e krimit, është e qartë se jo vetëm nuk shohin apo nuk duan të shohin rezultatet e padiskutueshme në luftën kundër krimit, po mbase kanë humbur edhe kujtesën për çka ndodhte përditë vetvm deri 18 muaj më parë në Shqipëri. Se për PD kot të flasësh, dihet halli i shqupatarëve.


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Dhunohet Policia Bashkiak, përfundon me fraktura në spital! Shkak dyshohet gjoba që i vendosi një furgoni të linjës së fshatit

Vlorë/ Dhunohet Policia Bashkiak, përfundon me fraktura në spital! Shkak dyshohet gjoba që i vendosi një furgoni të linjës së fshatit