Shullazi, zyrtarja e ZVRPP: Isha
me pushime kur u regjistrua Vollga 

Drejtoresha Juridike e Hipotekës Merita Qato ka dëshmuar këtë të martë pranë krimeve të rënda në procesin ndaj Emiliano Shullazit në lidhje me regjistrimin e Hotel Vollgës.

Para trupit gjykues Qato sqaroi se, kur është kryer regjistrimi ajo ka qenë me leje. “Me rastin është njohur pasi është kthyer nga pushimet. Në ambientet e punës mësova se pala tjetër që pretendonte pronësinë e Vollgës kishte bërë një ankim dhe krye-regjistruese i hipotekës kishte pezulluar për 30 ditë dosjen e ish-hotel Vollgës për të kryer një verifikim”.

Në përfundim të seancës së sotme i pranishëm në gjyq, Emiliano Shullazi ka kërkuar të ndryshoj strategjinë e mbrojtjes duke shtuar për llogari të tij edhe avokatin Ravik Gurra veç avokatit Vladimir Meci që ka aktualisht.

 

dy.b/shqiptarja.com

/xy/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave