Shumica e opozita konsensus
për Kodin Ajror në Kuvend

Shumica e opozita konsensus<br />për Kodin Ajror në Kuvend
TIRANE-  Projektligji  “Për një shtesë në ligjin nr. 10.040 datë 22.12.2008 “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë ka nxitur debatin mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës.  Pr/ligji kërkonte 84 vota dhe u miratuan në seancën e sotme plenare me shumicë votash. Ndërsa ligji “Për sektorin e energjisë elektrike, të ndryshuar”, është shtyrë për nesër. Po nesër do të zhvillohet dhe seanca maratonë për miratimin e projektbuxhetit 2012.

TAHIRI: BELLE AIR KA 48% TE TREGUT
Nga foltorja e Kuvendit deputeti socialist Sajmir Tahiri deklaron se sektori i transportit ajror ndodhet në një situatë monopol, i shkaktuar nga Lulzim Basha në kohën kur drejtonte ministrinë e Transporteve, dhe i kërkon ministrit aktual Olldashi të ndërhyjë.

Sipas Tahirit është vetëm një kompani ajrore që operon në treg duke nxjerrë jashtë tregut, pa asnjë shpjegim, kompanitë e tjera. “Kjo kompani quhet Bell Air. dhe sot ka të paktën 48% të tregut dhe me një tërnover vjetor 73 milionë euro.”

“Albatross doli jashtë tregut me dhunën e zotit Dibra. një kompani tjetër me 18- 19 vjet operim në treg doli jashtë tregut në 2007… një kompani që lindin në 2008 vdiq në 2009..një kompani tjetër mbi 20 vjet doli nga tregu dhe jemi përpara një situate monopol”- deklaroi Tahiri nga foltorja e kuvendit.

Deputeti socialist shkoi më tej duke deklaruar se kësaj kompanie ajrore i janë bërë favore nga qeveria dhe nuk është gjobitur asnjëherë.

“Belle Air është një kompani që ka preference politike që i thekson fort mirë edhe me pasagjerët që mban, jo vetëm kaq përfiton nga preferencat e saj politike e mbështetjen që merr e jep kompania. Kjo sillte njerëz falas për zgjedhje, dhe nuk është gjobitur kurrë për gjëra që kompanitë e tjera janë gjobitur”

Gjithashtu sipas Tahirit, shqiptarët janë të detyruar t'i binden një kapricoje të vetë kompanisë. “Nuk ka orar për tu nisur me avion drejt Italisë. Nuk ka ditë për tu nisur me avion, nuk ka cmim për tu nisur drejt Italisë. “Këtë situatë e ka degjeneruar ministri Lulzim Basha, ju mund të kontribuoni ta rregulloni, të shmangi monopolin- deklaroi Tahiri.

PERGJIGJET OLLDASHI
Nga ana e tij ministri i transporteve Sokol Olldashi sqaroi se ndërhyrja tek avionët civil pak ditë më parë nu ka lidhje me cështje konkurrence por sigurie. “Në rastin e fundit autoriteti i aviacionit civil ka ndërhyrë drejtpërdrejtë në regjistrin e avionëve shqiptar ata ishin 4. 1 i Bell air dhe 3 Albania airlines dhe kjo sepse ndërhyrja ishte për sigurinë e pasagjerëve. Këtu nuk u penalizuam vetëm Albania Airlines por edhe Bell Air."

AVIACIONI CIVIL, SHALSI: S'KA SPECIALISTE, OLLDASHI: SPEKULLONI
Deputeti socialist Eduard Shalsi deklaron se stafi I aviacionit civil përbëhet nga jo specialist “Nga ky instituicon lëshohen dokumente të firmosur nga të huajt. Nuk ka më turp ti besosh zbatimin e ligjeve një institucioni që deklaron se nuk jemi në gjëndje të krijojmë institucione të afta.”
Në replikë ministri Olldashi I quajti retorikat e Shalsit politike, Sipas ministrit të Transporteve,vetëm drejtori nuk është I fushës, ndërsa të tjerët punonjës të Aviacionit Civil janë specialist.
Olldashi kërkoi të sqarojë se “Nuk kemi pilotë, instruktorë të specializuar sepse nuk kemi shkollë aviacioni dhe jemi të detyruar të marrim nga jashtë

PROJEKTLIGJI MIRATOHET ME SHUMICE VOTASH
Mazhoranca dhe opozita miratuan në seancën e sotme plenare me shumicë votash projektligjin “Për një shtesë në ligjin nr. 10.040 datë 22.12.2008 “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”, projektligj që kërkon 3/5 e votave.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS