Shumica fut në axhendë dekretin
e Nishanit që rrëzon ‘mbetjet’

Shumica fut në axhendë dekretin<br />e Nishanit që rrëzon ‘mbetjet’
TIRANE-Nesër Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin  do të marrë në shqyrtim dekretin e ligjit për mbetjet dhe për Dhomat e Tregtisë.

Dekreti i Nishanit ktheu në Kuvend ligjin e mbetjeve, ndërkohë pritet që të bëhet votimi pro i dekretit duke rrëzuar përfundimisht ligjin e miratuar vjet për t’i hapur rrugë ligjit të ri.

Shqyrtimi i dekreteve të Presidentit nr. 9765 “Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 92/2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.10 463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar”;dhe nr. 9769 “Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 93/2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9640, datë 9.11.2006, “Për dhomat e tregtisë dhe industrisë”, të ndryshuar” thuhet në njoftimin e Kuvendit.
 
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh pak ditë më parë se ky ligj tërhiqet, pasi do të konsultohet me publikun. 

Ndërsa Eduard Shalsi në Report Tv deklaroi se do të ketë një ligj të ri për importin e mbetjeve në Shqipëri duke parashikuar votimin pro dekretit të Nishanit për ta rrëzuar ligjin.
 
Ligji i ri pritet që të hartohet nga ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011