Shumica në pushtet duket se ka një plan B për rihapjen e dosjeve, për disa nga krimet ekonomike dhe njerëzore, të konsumuara gjatë tetë viteve të pushtetit të dytë të Sali Berishës. Teksa ministri i Brendshëm ka firmosur një marrëveshje me FBI për hetimin e korrupsionit elitar, përfaqësues të mazhorancës kanë sinjalizuar se shembja e murit të pandëshkueshmërisë do të nisë pas reformës në drejtësi. Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu mendon se rruga e zbulimit të autorëve të Gërdecit, 21 Janarit, shitjes së detit, dosjes Durrës-Kukës etj., lidhet më reformën në drejtësi.
/Shqiptarja.com



