Shumica solide, miratohen 7 ligjet
e Reformës në Drejtësi, PD bojkot

Shumica solide, miratohen 7 ligjet<br />e Reformës në Drejtësi, PD bojkot
Mazhoranca PS-LSI-PDIU ka miratuar 7 nga 27 projektligjet e Reformës në Drejtësi që kërkonin shumicë të cilësuar, ndërsa opozita e ka bojkotuar seancën plenare, pasi prej 41 ditësh është në protestë dhe kërkon largimin e qeverisë Rama.
 
Përveç ligjeve të Reformës në Drejtësi, Kuvendi miratoi edhe projektligje të tjera, mes të cilëve, projektligji për fshirjen e Detyrimeve Tatimore që shkakoi shumë debate në seancë mes shumicës dhe Ben Blushit.
 
Megjithatë ligji kaloi me 86 vota pro dhe 2 kundër të Blushit dhe Hafizit. Edhe projektligji për lirimin e frekuencave dixhitale u miratua me 86 vota pro.
 
Një tjetër projektligji i rëndësishëm që u miratua ishte edhe ai për nëpunësin civil, që kaloi me 87 vota. 

7 projektligjet e reformës që u miratuan:
“Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë” 86 vota pro
“Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”88 vota pro
“Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë” 88 vota pro
“Kodi i Drejtësisë për të Mitur” 88 vota pro
“Kodi i Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë” 87 vota pro
“Ligji për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” 88 vota pro
“Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë” 86 vota pro
               
Projektligjet e tjera që u miratuan:
Projektligji për fshirjen e Detyrimeve Tatimore 86 pro 2 kundër
Projektligji për lirimin e frekuencave dixhitale 86 pro 
Projektligji “Për nëpunësin civil të ndryshuar" 87 vota pro

Ahmetaj: Mbi 85 vota, rikonfirmim i shumicës
Miratimin e ligjeve me shumicë të cilësuar, ministri i Financave, Arben Ahmetaj e cilësoi rikonfirmim të mazhorancës. Gjatë një prononcim për mediat jashtë sallës së Kuvendit, Ahetaj e cilësoi rikonfirmim të shumicës qeverisëse. 

cilësoi rikonfirmim të mazhorancës miratimin e ligjeve me mbi 85 vota gjatë seancës së Kuvendit të kësaj të enjte.
 
Në një prononcim për mediat, Ahmetaj foli për ligjin e faljes së detyrimeve tatimore nga i cili përfitojnë mbi 220 mijë qytetarë.
 
“Ligji kaloi në parlament me mbi 80 vota, sot kaluam 8 ligje me 85 e më shumë vota. Një rikonfirmim i fuqishëm i mazhorancës. Ligji i jep mundësi sipërmarrjeve që të fshijnë të gjitha borxhet e papaguara përpara 1 janarit 2011.
 
Janë 30 miliardë lekë që fshihen për sipërmarrjen, qytetarë, individë dhe kjo është fshirje pa kushte. Përfitojnë edhe ata qytetarë që për shkak të kalimit të sistemit online, drejtoria e tatimeve në qershor të 2016 aplikoi gjobën për 90 mijë individë prej 10 mijë lekësh, atyre u falet gjoba. Përfitojnë mbi 220 mijë qytetarë.
 
Këtu nuk falen ato detyrime që kanë një vendim final të shkallës së fundit të gjykatave për evazion ose kontrabandë, por detyrimet e tjera që kanë qenë në sistem nga aktkontrollet, moszbatimi i legjislacionit fiskal, falje të plotë për gjobat para 2011-ës
”, u shpreh Ahmetaj.
 
Ministri i Financave foli edhe për zgjedhjet e 7 majit në Kavajë dhe ato të përgjithshme të 18 qershorit. Sipas tij, qytetarët do votojnë për integrimin e vendit në BE dhe zbatimin e reformës në drejtësi.
 
"Fola për qytetarë që përfitojnë nga falja. Qytetarë që do përfitojnë nga e drejta e votës do e tregojnë veten në 7 maj dhe 18 qershor. I referohem 18 qershorit ku populli shqiptar do dalë të votojë për parlamentin e ri. Është një datë e rëndësishme për demokracinë, për konfirmimin e mazhorancës aktuale për integrimin e Shqipërisë dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi", theksoi Ahmetaj.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS