DASHI 21. mars - 20. prill
Planetët e dashurisë do e mbrojnë gjatë gjithë kohës jetën tuaj në çift sot. Do kaloni vetëm çaste të bukura dhe nuk do mbani më pengje brenda vetes. Beqarët duhet t'i hapin sytë mirë dhe nuk duhet të hedhin hapa pa qenë të sigurt. Çdo gjë ka kohën e vet. Me shpenzimet, po u treguar me te arsyeshëm, do keni mundësi të ruani qëndrueshmërinë financiare,. Bëni të pamundurën sepse në fakt do ju duhen para edhe nesër.
DEMI 21. prill - 21. maj
Jo vetëm që do kuptoheni shumë mirë sot ju të dashuruarit, por do arrini të zgjidhni edhe disa probleme të vogla që kishin mbetur pezull. Beqarët do marrin disa vendime vërtet të rëndësishme që do ua ndryshojnë jetën njëherë e përgjithmonë. Personat që do kenë pranë mund të jenë binjakë ose gaforre. Buxheti do dobësohet paksa dhe do gjendeni në vështirësi.
BINJAKET 22. maj - 21. qershor
Do keni ndryshime të shpeshta humori gjatë kësaj dite ju të dashuruarit dhe kjo do shtojë konfliktet dhe debatet me partnerin. Beqarët nuk duhet të nxitohen për asgjë sepse po hodhën sot hapa të gabuara do vuajnë pasojat për një kohë të gjatë. Në planin financiar keni për të qenë me shumë fat. Buxheti do rritet menjëherë në një mënyrë që as nuk e prisnit.
GAFORRJA 22. qershor - 22. korrik
Ditë perfekte për të bërë deklarata, për të marrë vendime apo për te vendosur një bashkëjetesë. Yjet do e privilegjojnë jetën sentimentale të gjithë çifteve. Beqarët nga ana tjetër do jenë shumë të fiksuar tek puna dhe nuk do kenë as kohë të mendojnë për jetën sentimentale. Financat ka rrezik të kalojnë një ditë vërtet të vështirë dhe të mbushur me probleme.
LUANI 23. korrik - 22. gusht
Gjërat nuk ndo ecin shumë mirë sot në jetën tuaj në çift. Nuk do i jepni rëndësinë e duhur partnerit dhe debatet me të do jenë të vazhdueshme. Beqarët do kenë një ditë të zakonshme dhe pa ndonjë surprizë të madhe. Duke kaluar më shumë kohë me miqtë ata nuk do mërziten aspak. Në planin financiar fati do ju buzëqeshë gjatë gjithë kohës.
VIRGJERESHA 23. gusht - 23. shtator
Do keni shume trazira sot ne jetën tuaj ne çift dhe here pas here do ndiheni shume keq. Mundohuni te tregoheni disi me tolerante dhe me te hapur. Beqaret do tregohen posesive dhe do bëjnë gabime te pafalshme. Ne planin financiar ka rrezik te bëni gabime te pafalshme dhe gjendja sa do vije e do përkeqësohet. Kujdes!
PESHORJA 24. shtator - 23. tetor
Më ne fund do e largoni monotoninë dhe banalitetin qe dukej sikur po e mbyste jetën tuaj ne çift. Si ju ashtu edhe partneri do preferoni te provoni eksperienca te reja. Beqaret do ndihen mire ashtu si janë dhe nuk do kërkojnë me ngulm një lidhje. Te ardhurat do dobësohen, megjithatë do arrini t’i kryeni shpenzimet me te domosdoshme.
AKREPI 24. tetor - 22. nëntor
Ka rrezik që dita e sotme të jetë shumë konfliktuale për juve që jeni në një lidhje. Nuk do ndaleni së e kritikuari partnerin dhe mosmarrëveshjet kanë për të qenë të forta. Beqarët do jenë të pamatur dhe ka rrezik të hedhin hapa shumë të gabuara. Financat do jenë tej mase të paqëndrueshme. Nuk është ende momenti për të bërë investime të mëdha.
SHIGJETARI 23. nëntor - 21. dhjetor
Marsi do ju ndihmojë të shkruani një nga faqet më të bukura në librin tuaj te dashurisë sot. Nëse jeni në një lidhje prej kohësh, ndjenjat do rizgjohen dhe emocionet do rikthehen si më parë. Edhe beqarët do goditen nga Kupidi dhe do fillojnë lidhjen që kishin ëndërruar. Për menaxhimin e financave do ju mungojë plotësisht serioziteti dhe mund te keni disa tronditje.
BRICJAPI 22. dhjetor - 20. janar
Nëse jeni në një lidhje sot do merrni vesh shume mire me partnerin, megjithatë mos prisni ndonjë pasion shumë të madh. Për shkak të Venusit, beqarët nuk do jenë me shumë fat në dashuri dhe do ndihen me të vërtetë keq. Buxhetin do dini si ta organizoni dhe si ta menaxhoni gjithë kohë kështu që për asnjë moment nuk do ju dalin vështirësi e probleme.
UJORI 21. janar - 19. shkurt
Qielli i dashurisë do jetë plot re sot për ju që jeni në një lidhje. Debate, acarim dhe fjale të pamenduara do ketë gjithë ditën. Kujdes! Beqarët do kenë më shumë mundësi për të realizuar të gjitha takimet e ëndërruara, por do preferojnë të mos hedhin menjëherë hapa. Jupiteri do jetë planeti më ndikues për financat dhe do sjellë ekuilibër pafund në këtë plan.
PESHQIT 20. shkurt - 20. mars
Nëse jeni në një lidhje çastet e lumtura kanë për të qenë të shumta sot. Do programoni edhe gjëra të veçanta që do ua ngrenë zemrën peshë. Ju beqarët do e lini veten të lirë, do mbyllni sytë dhe do pranoni çdo ftesë që do ju bëhet. Buxheti do ketë disa tronditje të vogla për shkak të një investimi që do bëni për shtëpinë, por situata nuk ka për të qenë alarmante.