Shuplaka e Gjermanisë, Basha 
s'tërhiqet: Duam qeveri teknike

Shuplaka e Gjermanisë, Basha <br />s'tërhiqet: Duam qeveri teknike
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nuk ka ndërmend të tërhiqet nga bojkoti dhe kushti për qeveri teknike, pavarësisht nga shuplaka e ministrit të Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel. 

Gjatë një deklarata për mediat, pas takimit me kryediplomatin gjerman, Basha tha se opozita s'do tërhiqet nga beteja për qeveri teknike. 

Kreu i PD theksoi gjithashtu se është i gatshëm të votojë Vettingun, me kushtin që ligji të rikthehet për diskutim në tryezë. 
 
"Kam pasur rastin t'i shpjegoj rrenat e Edi Ramës për Vettingun. Edi Rama shkeli marrëveshjen e 21 korrikut për të miratuar 7 ligjet me konsensus. BE dështoi ta detyronte t'i përmbahej marrëveshjes. Opozita u përjashtua nga 7 ligjet në mënyrë që mazhoranca të kapte drejtësinë.
 
Opozita është e gatshme që me mazhorancën këto 6 ligje të rikthehen në frymën e Kushtetutës dhe Komisionit të Venecias në mënyrë që opozita të rikthehet për miratimin dhe zbatimin e 6 ligjeve.

Vendet që kanë ndihmuar Shqipërinë në këto 27 vite përfitojnë nga njohja totale e problemeve siç janë tonelatat e drogës. Nuk mund të ketë injorim. Në të njëjtën kohë për të shkatërruar opozitën është përpjekje për të shkatërruar demokracinë. Ndaj e vetmja rrugë mbetet një qeveri teknike me mandat politik për të luftuar drogën",
u shpreh Basha. 

I pyetur për deklaratat e ministrit gjerman i cili kërkoi rikthimin e opozitës në Kuvend, Basha tha se gjatë takimit një orësh, e informoi Gabriel për shqetësimin e opozitës siç është droga dhe paratë e krimit të cilat mund të përdoren në zgjedhje. 

"Ora tani është 16:27, takimi im me ministrin ka zgjatur goxha. Paraqita fakte të pakundërshtueshme për gjendjen e krimit, drogës, impaktit në zgjedhje. Nuk komentoj deklaratën e tij të mëparshme. Nuk kam ndër mend t'i paraprij gjykimit të tij për informacionin që i dhash. Gjithçka që PD kërkon janë të verifikuara ndërkombëtarisht si raporti i DASH, EUROPOL për drogën.
 
Injorimi i tonelava droge është ndëshkim për Shqipërinë, inkurajim për krimin e organizuar dhe Edi Ramën. Kjo do çojë në destabilizimin e vendit, rënies totale të institucioneve të demokracisë. Beteja jonë nuk bëhet për fatet tona politike por për fatet e Shqipërisë europiane dhe në emër të sigurisë rajonale europiane
", tha kryetari demokrat.
 
Z.Basha, ju kërkoi kryediplomati gjerman, kthimin në Kuvend?
Diskutuam për Reformën në Drejtësi dhe çmontova gënjeshtrën e Edi Ramës për Vettingun. Vettingu do bëhet, por jo sipas mënyrës së Edi Ramës. ABC në Europë është që Vettingu i drejtësisë nuk bëhet nga qeveria, sepse është potencialisht e paditur. PD dhe opozita do të kthehen për të votuar 6 ligjet kur Edi Rama të zhbëjë thyerjen e paktit. Të rikthehen dhe këto ligje të garantojnë drejtësi të pavarur. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë