Egnatia ka poshtëruar 0-4 Vllazninë në ndeshjen e javës së 32 të Superligës. Ndeshja në Loro Boriçi pritej të fliste për shkodranët por krejt e kundërta ndodhi, duke i dhënë mundësinë rrogozhinasve për të vijuar të qetë për Kupat e Europës. Golat u realizuan nga Mëllungja, Duamena, Madeiros dhe Laurentino, ndërsa kjo ishte ndeshja e tretë pa fitore për Vllazninë në kampionat
Sakaq Tirana ka marrë një fitore në limite kundër Kastriotit, qe e mposhti 1-0 në minurën e 90 falë golit të Hilës. Krutanët e mbyllën me dy të kuq ndeshjen, që rrezikon të vulosë fatin e tyre për rënien nga kategoria. Nga ana tjetër Tirana ruan e qetë kreun me 5 pikë më shumë se Partizani ndjekës.