Lezhë- Kamionçina merr përpara makinën, këmbësorja 18-vjeçare plagoset rëndë, sillet me urgjencë drejt Tiranës (VIDEO)

LEZHË-  Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në vendin e quajtur 'Kryqëzimi i Tales' ku një kamionçinë e cila drejtohej nga një 51-vjeçar me iniciale M.Gj, banues në Kurbin është përplasur një automjet tip 'Audi' që drejtohet nga 48-vjeçari me iniciale L.Ç.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona, mes të cilëve edhe D.Gj. 18 vjeçe e cila ka qenë duke kaluar rrugën në momentin e aksidentit. Ajo është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për një ndihmë më të specializuar mjekësore.

Të plagosur kanë mbetur edhe pasagjerët e Audit B.M. 30 vjeç dhe F.Z. 50 vjeç, banuesë në  Shkoder, të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal Lezhë janë larguar.

Policia njofton se grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja