Gjatë një takimi të Komisionit Europian të Integrimit, deputetja demokrate Rudina Hajdari iu drejtua Ministrit të Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj lidhur me shkarkimet e bëra dje në kuadër të reformës të shërbimit diplomatik në Shqipëri. Ajo tha se shkarkimi në mënyrë të papritur dëmton cilësinë dhe shërbimin diplomatik. 

Cakaj nga ana tjetër, nuk ngurroi ta korrigjonte se bëhet fjalë për shkarkime dhe transferime ndryshe nga çfarë citoi ajo gjatë Komisionit. 

"Dje në cilësinë e ministrit në detyrë keni shkarkuar 20 punonjës paasi thoni se nuk plotësojnë kushtet ligjore. Nuk është bërë asnjë sqarim publik i arsyetuar . Duke cënuar të drejtën e punës ti dëmton cilësinë dhe shërbimin diplomatik në Shqipëri Mund të na thoni pse nuk keni dhënë asnjë shpjegim përse këta 20 punonjës janë shkarkuar?  Ju keni vetëm 77 ditë në atë detyrë dhe më duket befasues se si arritët në atë përfundim aq shpejt.  Unë uroj shumë që ky vendim të mos ketë qëllime politike.", u shpreh Hajdari.

Ministri Cakaj u shpreh se punonjësit e shërbimit diplomatik të prekur nga reforma nuk janë të gjithë të shkarkuar pasi një pjesë prej tyre janë deleguar në detyra të tjera në funksion të forcimit të cilësisë së shërbimit diplomatik.

Në deklaratën time unë them që me një pjesë të punonjësve do të shkëputet kontrata e punës ndërsa me pjesën tjetër do procedojmë për delegim në detyra në tjetër. Duhet të jeni të lumtur se po fillon reforma në shërbimin diplomatik

"Jam i gatshëm të thelloj reformat. Unë jam fare i hapur meqë flitet për transparancë. Nuk mund të qëndrojnë disa diplomatë në një mision diplomatik për shtatë vite dhe të tjerët të mos shkojnë asnjëherë.

Sfida e ccdo qeverie është të gjejë forca të reja energjie. Jemi këtu për të forcuar statuskuonë. Emrat që janë larguar, një pjsë e tyre kanë tejkaluar mandatin. Mos marrja e masave duhet t'iu shqetësojë. Kjo është një tendencë për të forcuar kulturën e ndëshkueshmërisë.

Unë jam mjaftueshëm i familjarizuar sa për të marrë një vendim të tillë, sepse më herët kam qenë mv. ministër në këtë Ministri. Ky është fillimi i një reforme të vonuar. jam i vetdijshëm se për ata që reforma nuk i shkon sipas interesave do përpiqen ta cënojnë si proces por kjo nuk na tundon nga qëllimi për të krijuar reformë. Benefitet e kësaj reforme do të jetë për të gjithë", u shpreh Cakaj.

Edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se kërkesa e Hajdarit është e drejtë dhe kërkoi të paraqitet perfomanca e tyre, ndërkohë që mbështeti reformën e ndërmarrë nga Cakaj.

"Duhet ta keni në praktikën tuaj se ky është komisioni që do keni punën shumë intensive në javët në vijim por jo vetëm kur ju kërkon komisioni por në frymën e ligjit duhet të jeni edhe ju i gatshëm t’i drejtoheni komisionit për konsultime. Ky është një proces që nuk mund ta kryejë vetëm qeveria por në bashkëveprim me Kuvendin e Shqipërisë.

Ky komision është një komision që drejtohet nga opozita, do vazhdojë të drejtohet nga opozita. Sa më shumë hapësirë për opozitën në këto procese konsultimi, aq më e mirë është edhe vendimmarrja. Ju lutem në mënyrë të vazhdueshme edhe me shkresa dhe informacion të mbahet i informuar komisioni. Ju lutem mos u komplesoni nga kritikat dhe sulmet që vijnë nga opozita, në formën më pozitive nga zonja Hajdari dhe më negative nga ish-deputetë për ndryshimet në trupën diplomatike. Mua më duken pak 20. Jemi larg shërbimit konsullor i cili t’ju shërbejë siç duhet motrave dhe vëllezërve tanë", u shpreh Balla.