“Si dështova dy shtatzani”, rrëfimi prekës i Mihrije Brahas (Video)

“Si dështova dy shtatzani”, rrëfimi prekës i Mihrije Brahas (Video)

Këngëtarja Mihrije Braha

Mihrije Braha është një nga zërat më të dashur për publikun shqiptar. Këngëtarja njihet gjithashtu si një tip mjaft i lirshëm që ka rrëfyer para kamerës shumë momente të sikletshme nga jeta e saj. Së fundmi Mihrija i ka surprizuar të gjithë me një rrëfim mjaft prekës. Në një intervistë për “Mirage”, ajo ka treguar dështimin e dy shtatzënive.

Herën e parë Mihrija tregon se nuk e kishte ditur se ishte shtazanë, por ka dështuar e detyruar nga rrethanat.

"Kisha ngelur shtatzënë por nuk e dija. Kam shkuar tek doktori dhe më ka thënë nuk je shtatzënë por ke një vonesë të ciklit dhe më ka dhënë disa tableta për t'i pirë. Moskonstatimi i saktë i një shtatzënie, kur merr tableta të tjera, nuk e ke të sigurt që fryti do të zhvillohet në gjendje normale,"- tregon e prekur Braha.

Për këtë arsye, pas vizitës në një doktor tjetër që ka konstatuar se Mihrija ishte dy muajshe shtatzënë, kanë vendosur që të ndërpresin shtatzëninë.

"Herën e dytë kur kam mbetur shtatzënë, jam gëzuar shumë. Edhe djali im Platori është gëzuar shumë. Diku në muajin e 4 ose të 5-të, kam pasur një dështim spontan. Gati gjysmën e punës me dështu, ka qenë shumë e dhimbshme. 

Platori më puthte barkun dhe më tha: "Mami, nëse është vëlla, do t'ja lëmë emrin Jon. Nëse është motër, do t'ja lëmë Ikena." Ikena s'kisha dëgjuar asnjëherë. I thashë ku e ke dëgjuar këtë emër Ikena? Në çerdhe? 

"Jo- tha,- i kena krejt." Uau çfarë shpjegimi i mirë. I thashë nëse do të jetë motër, Ikena do t'ja  vendosim emrin. Por me kalimin e kohës nuk e kam ditur nëse ka qenë Joni apo Ikena, as sot e kësaj dite s'e di. Nuk kam dashur t'a di, nuk kam dashur të vuaj edhe për këtë pjesë tani,”- përfundon këngëtarja.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë