Si do jetë moti sot? Me diell e temperatura deri në 24°C

Si do jetë moti sot? Me diell e temperatura deri në 24°C

Foto ilustruese

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon që sot vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike si pasojë e masave ajrore të thata dhe relativisht të ngrohta me origjinë jugperëndimore (afrimi gradual i Anticiklonit Afrikan).

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare kryesisht në mesditë dhe pasdite dhe të larta transparente.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 6-8m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 6 deri 21°C

në zonat e ulëta 5 deri 24°C

në zonat bregdetare 8 deri 23°C

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor për TIMS, PS nuk shkon sërish në mbledhje: U caktua pa dakordësi

Komisioni Hetimor për TIMS, PS nuk shkon sërish në mbledhje: U caktua pa dakordësi