Brenda vitit Tirana 3 linja urbane me autobus elektrikë, Veliaj: Projekti 110 mln euro, më i madh prej 1920

Me 32 milion euro grant nga BE, 50 milion euro kredi nga qeveria gjermane përmes bankës së zhvillimit KFW dhe 29 milion euro të Bashkisë së Tiranës, do të nisë zbatimi i projektit ‘Transporti i Gjelbër' në Tiranë.

Prezantimi u bë nga skuadra e përbashkët mes Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, Ambasadorit të BE Silvio Gonzato dhe ambasadorit gjerman Karl Bergner.

Flota do të quhet ‘Urbani’, me 145 stacione dhe tre linja, Kinostudio-Kombinat, Tirana e re dhe Unaza, për të cilat kryebashkiaku Veliaj detajon.

‘Vizioni ynë është që edhe I pasuri, ministri ambasadori të lërë makinë e të përdorë transportin publik. E gjithë flota do të quhet ‘Urbani’ 145 stacione do të rimodelohen, me tabela elektronike, parashikueshmërin e cdo autobusi që vjen, me një cip për autobusët. Ish dretjoriti i transporit të Londrës ishte konsulenti i këtij projekti.. Transformon tre linja, nga 9.5 km do shkojmë 20 km në orë. Nga 9 mijë në 25 mijë qytetarët brenda një orë do te kemi një hov të jashtëzakonshëm. Tre linjat/ Kinostudio kombinat, Tirana e re, Unaza, nga 54 minuta në 27 min në një xhiro të plotë.’- tha Veliaj.

Kryetari i Bashkisë veçoi edhe një plan B, nëse subjektet private të transportit nuk plotësojnë kriteret e duhura për licencimin e transportit sipas projektit të ri.

‘Nëse nuk e plotëson dot licencën në linjat autobusit, ne si bashki do të futemi si operator publik. Një as nën mëngë nëse një operator privat nuk plotëson dot kushtet, do futet shteti për të zgjidhur problematikën.’- tha Veliaj.

Ndalur tek investimet që aktualisht kanë nisur në Tiranë, Veliaj veçoi projektin e terminalit perëndimor.

‘Në bulevardi e ri do të jetë me light train.. si stacion qytetas. Te terminali perëndimor do të vije stacioni I trenit, si një pikë exchange me autobusët dhe trenin light train.’- tha Veliaj.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato gjatë aktivitetit për prezantimin e projektit “Transporti i Gjelbër në Tiranë”, nuk i ka kursyer fjalët e mira për kryeqytetin shqiptar kur tha se Tirana është një qytet i shkëlqyer, me plot jetë, që po zhvillohet me ritme të shpejta.

“Kryeqyteti është kthyer në ‘viktimë’ të suksesit të vet dhe një gur kilometrik në përpjekjet tona të përbashkëta për shndërrimin e gjelbër të qytetit. Tirana është një qytet i shkëlqyer, i gjallë e me jetë, ku vijnë shumë të huaj. Ky projekt do e ndihmojë Tiranën për të trajtuar këto sfida dhe të ecë përpara. Do përcaktohet një standard i ri si do lëvizin qytetarët e Tiranës, do kontribuojë në jetën e qytetarëve dhe vizitorëve, duke e përmirësuar atë”, tha ambasadori i BE në vendin tonë.

Qëllimi i projektit nuk është vetëm të përmirësojë ofrimin e shërbimeve në transportin publik, por edhe të reduktojë emetimet e dioksidit të karbonit dhe ndotësve të tjerë, duke kontribuar kështu në objektivat e mbrojtjes së klimës dhe mjedisit. Sistemi i transportit të shpejtë të autobusëve elektrikë parashikohet të rrisë shpejtësinë mesatare të autobusëve në linjat e përzgjedhura nga 11 km/h në 19 km/h, gjë që do të përmirësojë ndjeshëm efikasitetin e transportit publik. Projekti pritet të parandalojë afërsisht 4.300 ton emetime CO2 në vit, si dhe të reduktojë emetimet e grimcave (PM) dhe oksidit të azotit me një mesatare prej 25,55 ton NOx dhe 0,18 ton PM në vit, duke kontribuar për një ajër më të pastër dhe përpjekje për mbrojtjen e klimës.

Sistemi elektrik i transportit të shpejtë të autobusëve do të zbatohet në 3 korridoret e mëposhtme:

Linja L15 – Lindje – Perëndim nga Kinostudio në Kombinat – 17 km duke marrë parasysh të dy drejtimet

L14- Unaza, vija rrethore – qendra e qytetit – Unaza e 3-të – 14 km duke marrë parasysh të dy drejtimet

L13 - Tirana e Re, vija rrethore – pjesa qendrore dhe perëndimore e qytetit – 21 km duke marrë parasysh të dy drejtimet.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dani: 06/03/2024 22:18

    Tirana ndec në qarkullim,te semaforët e në kryqëzimie e rreth rrotullime?!!

    Përgjigju
  • Lexues: 06/03/2024 18:57

    E kapi ne ktu 3%...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt