■ Si do të bëhet dorëzimi i postit të kryetarit të Kuvendit?
Rregullorja e Kuvendit ka përcaktuar që mandati i kryetarit të Kuvendit i mbaron që me mbarimin e legjislaturës së Kuvendit. Në këtë mënyrë pritet që të mos ketë një ceremoni të organizuar nga Kuvendi për dorëzimin e mandatit të drejtuesit të organit ligjvënës në vend. Seanca e parë do të drejtohet nga deputeti i dytë me moshën më të madhe në Kuvend.

■ Po ministrat, a do të organizojnë ceremoni të dorëzimit të postit të tyre?
Ende nuk ka asnjë vendim të përcaktuar nga ministrat aktualë nëse do të ketë një ceremoni të dorëzimit të postit të tyre te pasardhësit e majtë. Gjithësesi pritet që të merren zyrat protokollare të digastereve përkatëse me mënyrën sesi do të bëhet transferimi i postit nga njëri ministër te tjetri.

■ Kur do të mbahet seanca e parë plenare?
Seanca e parë plenare është dekretuar nga Presideni për në datën 9 shtator, ora 18:00. Në këtë seancë do të bëhet dhe betimi i 140 deputetëve të zgjedhur nga zgjedhjet e 23 qershorit si dhe më pas do të vijohet me procedurat që parashikon rregullorja e Kuvendit.