Në 20 prill të këtij vit u nënshkrimit marrëveshja për ndërtimin e Xhamisë së re të kryeqytetit. Marrëveshja u nënshkrua nga Kryetari i Komunitetit Myslyman Shqiptar, Selim Muça, Kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha.

Sipas projektit Xhamia e Namazgjasë do të jetë rreth 2500 metër katror, 35 metra e lartë, me 4 minare dhe mund të kryejnë ritet fetare 5 mijë besimtarë. Ajo do të jetë një kompleks shumë fuksional pasi në të do të ketë biblioteka, klasa, salla seminaresh dhe vende argëtimi për fëmijë të moshave të ndryshm.

Biblioteka do të ketë një hapësirë rreth 200 metra katrorë. Buxheti total i vendosur në dispozicion për realizimin e projektit dhe ndërtimin e objektit të kultit kap shifrën e 30 milionë eurove. Pjesë e financimit do të jenë dhe shqiptarët.