Media të shumta vizive dhe të shkruara kanë qenë të pranishme për të shkrepur fotot e para të mbretit të ardhshëm të Anglisë.
Fëmija gëzon shëndet të plotë, gjithashtu edhe Kate është dukur në formë të mirë.
Ata e kanë përshkruar si një nga ndjenjat më të bukura dhe më të veçanta lindjen e vogëlushit të tyre.
Por ajo që ende nuk bëhet e ditur është emri i fëmijës.
Kjo gjë ka bërë kuriozë njerëz nga e gjithë bota, të cilët dëshirojnë të dijnë se si do të jetë emri i fëmijës mbretëror.
James dhe George janë emrat më të preferuar nga çifti.
Nga ana tjetër Mbretëresha e Anglisë ka mbërritur në Pallatin Mbretëor për të parë bebin para se të niset me pushime këtë të premte.
(b.t/shqiptarja.com)