Si do të jenë pushimet nga New York-u në Paris pas vaksinimeve masive dhe lehtësimit të kufizimeve?

Si do të jenë pushimet nga New York-u në Paris pas vaksinimeve masive dhe lehtësimit të kufizimeve?

Me shumë kujdes dhe akoma me shumë kufizime, sezoni i udhëtimeve në Evropë dhe në pjesën tjetër të botës ka filluar. Lëvizja brenda Bashkimit Evropian tani është më e lehtë dhe ata që janë vaksinuar plotësisht nuk kanë nevojë për një test negative. Ndërkohë që në Mbretërinë e Bashkuar, një karantinë prej të paktën pesë ditësh është ende e detyrueshme për ata që vijnë nga jashtë. 

Nee Yorku, pasi kishte qenë prej kohësh epiqendra e virusit, tani regjistron numrin më të ulët të infeksioneve në Amerikë dhe po hapet sërish për turistët e huaj. Restorantet dhe muzetë mirëpresin klientët, koncertet dhe shfaqjet në parqe janë kthyer, por ende mungojnë shfaqjet në Broadway. Ndërkohë që për të shtuar si një nxitje më shumë për të vizituar Nju Jorkun është vaksina, e ofruar edhe për turistët.

Kufiri me Evropën është ende i mbyllur, kështu që tani për tani vizitorët vijnë nga vendet Latine si Kolumbia, Peruja dhe Guatemala, ku fushata e vaksinimit është e ngadaltë. 

Ndërkohë, me 60 përqind të popullsisë tashmë të imunizuar, me qëllim që të arrihet në 75 deri në 4 korrik për të festuar Ditën e Pavarësisë, kësaj here nga virusi, turizmi i brendshëm amerikan ka filluar përsëri. Kjo demonstrohet nga të dhënat e Ditës së Përkujtimore, më 31 maj ku 37 milion njerëz udhëtuan dhe pas shumë kohësh aeroportet filluan të mbusheshin sërish. Shenja më treguese se gjërat vërtet po kthehen në normalitet.

Johnson zgjedh autarkinë dhe britanikët qëndrojnë në shtëpi

Ashtu si verën e kaluar, qëllimi i qeverisë së drejtuar nga Boris Johnson duket të jetë vetëm një: që britanikët të qëndrojnë në shtëpi për të kaluar pushimet dhe paratë në Mbretërinë e Bashkuar, duke kompensuar kufijtë ende të mbyllur për të huajt. 

Strategjia në fakt ka shumë përparësi, minimum të udhëtimeve të jashtme dhe infeksione më të pakta të ardhura nga jashtë,  britanikët tanimë do të shpenzojnë  të gjithë paratë e ndihmës brenda shtetit dhe jo jashtë .

Për të bllokuar turistët britanikë dhe të huaj në Mbretërinë e Bashkuar, e cila para Covid ishte vendi i dhjetë më i vizituar në botë dhe i katërti në Evropë, shkak kanë qenë karantinimet e detyrueshme të vendosura nga Johnson deri më 28 qershor,  dhjetë ditë vetë-izolim dhe teste që mund të kushtojnë deri në 300 euro. Shumë britanikë nuk mund ta përballojnë atë dhe si vitin e kaluar, do të heqin dorë nga Spanja e tyre e dashur, Italia dhe Mesdheu. 

Ndërsa në Londër të vetmit turistë janë të pasurit, shumë shpesh aziatikë, të cilët mund të përballojnë testet dhe mbi të gjitha qëndrimin të paktën 5 ditë të mbyllura në hotele.

Parisi, shpreson tek gjermanët për të shpëtuar sezonin turistik

Nga e mërkura, Franca nuk do t'u kërkojë më shtetasve evropianë, një test negative për COVID-19 për të hyrë në territor, për sa kohë që ata janë të vaksinuar plotësisht kundër COVID-19. BE është klasifikuar si një zonë e gjelbër nga autoritetet franceze, ndërsa Mbretëria e Bashkuar si "portokalli" dhe i nënshtrohet kufizimeve. Por rimëkëmbja e turizmit është akoma modeste dhe gjermanët kanë zëvendësuar amerikanët në renditjen e vizitorëve më të shumtë në numër. Qeveria ka njoftuar se do të sigurojë tampona falas për turistët që kanë nevojë për t'u kthyer në shtëpi.

Ndërkohë, Emmanuel Macron  në anën tjetër po drejton një fushatë për të bindur francezët që të kalojnë pushimet verore në vend, për momentin në sondazhe vetëm 14% e francezëve thonë se duan të shkojnë jashtë për pushimet verore. Rezervimet kryesore janë në Itali, Greqi, Spanjë dhe Kroaci. Sigurisht që kjo situatë është një ndryshim i madh për një vend që deri para një viti e gjysmë ishte një destinacione lider në botë, duke mirëpritur 90 milion turistë, më shumë se popullsia e tij. Sipas agjencisë qeveritare Atout France, sektori i turizmit humbi rreth 61 miliardë euro vitin e kaluar.

Madrid inkurajon turistët me një bonus prej 600 €

Në Madrid, gjithçka është gati për të rihapur dyert për turistët. Megjithëse situata e shkaktuar nga COVID-19 nuk është kapërcyer plotësisht, shpejtësia me të cilën po vaksinohen qytetarët rrit shpresat për të shpëtuar të paktën një pjesë të sezonit.

Bashkia e kryeqytetit ka marrë edhe një iniciativë për 600 euro zbritje për të gjithë turistët spanjollë që arrijnë në kryeqytet.

Një mënyrë për të ndihmuar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në sector. Në fushën ndërkombëtare, fushata "Greater Madrid" fillon në një përpjekje për të rikuperuar humbjet e vitit të kaluar, kur rënia e e numrit të turistëve ishte 84.6%. Një iniciativë tjetër është promovimi i Madridit si një destinacion kryesor për zhvillimin e dasmave. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar