Si do të jetë fundjava? Para se të niseni për udhëtim shikoni motin

Si do të jetë fundjava? Para se të niseni për udhëtim shikoni motin

Shërbimi Meteorologjik parashikon një mot me relativisht të qëndrueshme me alternime të herëpasherëshme kthjellimesh e vranësirash. Ndërsa të shtunën temperaturat do të kenë një rritje të lehtë, të dielën do të pësojnë rënie, prandaj përgatituni mirë.

Ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme me alternime të herëpasherëshme kthjellimesh e vranësirash. Në veri dhe në jug do të jenë prezente reshje lokale shiu me intensitet të ulët ndërsa vijon të mbetet relativisht intensive era me drejtim nga kuadrati i jugut 2-9m/s, në bregdet arrin 13-20m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4ballë. Temperaturat do të pësojnë rritje të lehte në të dyja vlerat.

Ditën e Diel depërtimi i masave ajrore të lagështa do të bëjë që të kemi paqëndueshmëri, mot të vranët dhe reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar që nisin që në orët e para të 24 orëshit deri orët e mëngjesit. Më pas reshjet lokalizohen në veri dhe në juglindje të vendit me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave afatshkurtra lokale. Temperaturat pësojnë rënie dhe era do të ulë intensitetin, 1-7m/s në brendësi të territorit dhe 10-14m/s në bregdet me drejtim jugperëndim-veriperëndim. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-4ballë.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

BE vendos për heqjen e masave kufizuese ndaj Kosovës

BE vendos për heqjen e masave kufizuese ndaj Kosovës