Ditën e sotme do të ndodhemi nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta në pjesën më të madhe të vendit deri në orët e pasdites, kur pritet shtim i vranësirave në zonat malore, por pa shi.
Edhe gjatë natës parashikohet të vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike.
Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 35°C.
Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 5 ballë.
Komento