Si do të jetë moti në ditët në vijim? Ka një super lajm për ju

Si do të jetë moti në ditët në vijim? Ka një super lajm për ju

Një lajm i mirë për të gjithë! Moti do të vijojë që të jetë i kthjellët edhe në ditët në vijim, duke iu larguar temperaturave ekstreme që pushtuan vendin disa ditë më parë. Siç njofton, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, vendi ynë sot ka nisur me mot të kthjellët dhe e tillë do të mbyllët dita duke përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare mbi relievet malore. Temperaturat e mëngjesit variuan sot nga 12-20°C ndërsa ato të mesditës nuk kaluan vlerat prej 26-33°C.

Anticikloni i Azoreve pritet të ketë ndikimin e tij për disa ditë mbi Europën Qendrore dhe atë lindore duke u përkthyer në mot të kthjellët jo vetëm për ditën e nesërme, por edhe për ditët në vijim.

Siç u përmend edhe më lart, edhe nesër pritet mot i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare. Temperaturat në vlerat e mëngjesit pritet të jenë pothuajse të njëjta me ato të ditës së sotme, ndërsa ato në vlerat maksimale një rritje prej 1-2 gradë krahasuar me sot duke prekur vlerat nga 27-34°C.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor