Si do të jetë moti sot/ Tirana shkon në zero, por Marsi vjen me 'lajme të mira'

Si do të jetë moti sot/ Tirana shkon në zero, por Marsi vjen me 'lajme të mira'

Edhe pse kjo fundjavë pësoi një rënie drastike të temperaturave, mesi i javës pritet të ketë rritje të temperaturave për t’i paraprirë mbërritjes së pranverës. Ndërkohë sot pritet që temperaturat të shkojnë deri në -10 Gradë celcius në Pukë ndërsa në kryeqytet termometri do të shënojë zero gradë.

Dje, në të gjithë vendin kemi pasur një rënie drastike të temperaturave, shoqëruar kjo edhe me reshje dëbore si erë me intensitet të lartë. Për Report Tv, metereologia Adiola Bani sqaron se moti do të vijojë i tillë deri në mesin e javës që vjen, ku pritet t'i lërë vendin temperaturave të larta dhe kthjellimeve atmosferike.

Termometri sot në Tiranë ka shënuar 2 gradë Celsius, ndërsa në zonat veriore ka arritur deri në -10 gradë.

"Dita e djeshme ka pësuar një rënie të temperaturave me të paktën 7 gradë celcius në vlerat e mëngjesit , por rënie ka patur dhe mesdita duke u luhatur nga -10 gradë në zonat malore deri në mesditë deri në-11 gradë celcius.  Pritet që të kemi një rënie të kehët  edhe sot, edhe në vlerat e mëngjesit edhe ato të mesditës duke bërë që minimumi që temperaturat të bien deri në -11 dhe deri në -12 gradë celcius në zonat malore" thotë për Report Tv Adiola Bani, meteorologe.

Shkurti do të mbyllet me një mot të kthjellet, dhe temperatura kryesisht të larta . Edhe muaji  mars do të shoqërohet nga temperature të larta, të cilat do të qëndrojnë konstante të paktën në 10 ditëshin e parë të këtij muaji.

"Pritet që të kemi një rritje graduale të temperaturave duke bërë që muaji shkurt të mbyllet i ngrohtë , dhe hyrja e muajit mars të jetë  kryesisht me mot të ngrohtë e të kthjellët. Kështu që pritet që në muajin mars prite që të shijojmë atë pranverën pasi do të kemi temperatura të larta", shprehet Bani

.Ajo çka sinoptikanët konfirmojnë, është fakti që fundi i javës së ardhshme do të shënojë edhe fundin e dimrit me temperatura të ulëta e reshje intensive.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Spastrimi nga ‘tradhtarët’ e nepotizmi, nesër konventa ‘kuqezi’ e PL! Sulme ndaj SPAK e ‘vizitë’ te Berisha

Spastrimi nga ‘tradhtarët’ e nepotizmi, nesër konventa ‘kuqezi’ e PL! Sulme ndaj SPAK e ‘vizitë’ te Berisha